Mix
Shqipja dhe Tea, dy emrat e parë të konkurrenteve të “Big Brother Vip”
Top Channel ka konfirmuar dje se kanë nisur përgatitjet për “Big Brother Vip” dhe ende pa u publikuar shumë detaje nga ‘reality show’ kanë nisur lajmet e para dhe kuriozitete. Kurioziteti i parë ishte se kush do ta prezantojë dhe sipas aludimeve të para, është Arbana Osmani ajo së cilës i është besuar drejtimi i këtij spektakli.
Sipas “kryefjala.com” dy prej konkurrenteve “vip” janë ish-konkurrentet e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trfoni – dy nga vajzat më të diskutuara të muajve të fundit.
Nuk dihet ende nëse do të ketë konkurrentë të tjerë nga “Përputhen”.