Familja e të ndjerit Dr.Flori do të marrë një pension të veçantë. Kjo falë një vendimi të qeverisë, sipas të cilit vlera do të jetë 450 mijë lekë, ose afërsisht 500 mijë lekë në muaj. Por kjo ka ngjallur një valë reagimesh në rrjetet sociale.
Pyetja që bëjnë të gjithë është “Pse ky pension i veçantë?” ndërsa heqin paralele mes rasteve të tjera, fëmijëve që kanë humbur prindërit në miniera, familjet e Gërdecit apo rastit më të fundit, nënën e sëmurë me kancer që ka dy vogëlushe dhe kërkon ndihmën e qytetarëve që të mundet të jetojë .Vetë artistët nuk kanë mbajtur qendrim sa i takon këtij fakti, duke pasur këtu parasysh edhe miqësinë që kanë patur me të ndjerin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu