Lidhu me ne

Kryesore

Arian Çani: Jemi futur në epokën e Ramës, do mbreterojë deri në vitin 2029

Krimet zgjedhore janë tashmë tema kryesore që kanë pasuar zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Zbardhja e këtyre krimeve sipas gazetarit Arian Çani nuk do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve dhe për opinionin publik nuk kanë asnjë rëndësi sipas tij. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Çani tha vendi tashmë është futur në “epokën Rama”dhe ai mund të qeverisë deri në vitin 2029-të i parrezikuar.

Shpallen fituesit e sondazhit të KOHA JONE online. Çmimi special shkon për Vjosa Osmanin

“Gjithçka përmbyset nëse do kishte një aksident”, shtoi më tej gazetari.

Intervista e Arian Çanit në MCN TV:

Ambasadori i OSBE-së në Elbasan shprehu besimin se drejtësia do të zbardhë krimet elektorale të 25 Prillit. Ju besoni se kjo do të ndodhë apo edhe këto hetime do kenë fatin e dosjes së Dibrës?

Çani: Mendoj që në konteksitn aktual nuk ka rëndësi nëse zbardhen apo jo këto vrasje. Në çdo kontekst ajo që mbetet është rezultati, nuk ka rëndësi nëse kjo lloj drejtësie do t’i zbardhë. Kur flasim për krime elektorale pyetja që shtrohet është ç’vlerë kanë këto? Do ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve? Jo. Për opinion publik s’ka asnjë rëndësi, përveç familjarëve që e vajtojnë. Rasti Elbasanit ishte flagrant. Policia  kamufloi dhe e deklaroi pas zgjedhjeve.

Partia Demokratike kërkon rivotim në 9 qarqe, sa realiste është kjo kërkesë?

Çani: Nuk besoj që do të ketë një ripërsëritje. Kjo histori është mbyllur. Këto janë ankesa dhe qarje pas vakisë. Vakia ka ndodhur për PD. Janë si ato të qarat e fëmijëve, një ditë do pushojë dhe do vazhdojë jetën.

Në një vend demokratik kështu do ishte?

Çani: Në një vend normal nuk do kishte kërkesa të tilla, ky është një vend hibrid. Në një vend si Shqipëria s’kanë asnjë vlerë. Duhen parë dosjet, a janë vërtetë prova sepse ende nuk dihen. Edhe sikur të jenë prova të mjaftueshme për të rrëzuar zgjedhjet prapë mendoj se kjo histori është e mbyllur. Rikthimi i një palë zgjedhjeve tek ne do ishte utopike. Unë nuk kam shpresa fare, zgjedhjet janë të mbyllura. Basha duhet të ketë një alibi të fortë për të mos ikur nga ai post. Do dalin kandidatura, do ketë zhurmë dhe Bashës i duhet një alibi. Pa mohuar masakrën elektorale që është bërë. Nuk besoj te ajo lloj drejtësie. Janë dosje që Basha t’ia hedhë në fytyrë kundërshtarëve të tij për t’i thënë që kushdo të ishte në vendin e tij do bënte si ai. Basha po përgatit dosjen e tij të madhe për të mos ikur. Kjo është në të keqen e PD, Basha kërkon thjeshtë karrierën e tij. Njeriu që përfiton në të gjithë këtë është kryeministri, jemi futur në epokën e tij dhe ai mund të qeverisë deri në vitin 2029-të. Rama përveç ndonjë aksidenti nuk është fare i rrezikuar. Ai është bariu i mirë i tufës së deleve dhe ata që ngrenë krye do t’i hedhë në greminë, të tjerët do t’i fërkojë. Gjithçka përmbyset nëse do kishte një aksident.

Ç’lloj aksidenti?

Çani: Aksidente që nuk varen nga ne, ose varen, por nuk i parashikojmë dot.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar20 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix20 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix20 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix20 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix20 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix20 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar21 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix21 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook