Lidhu me ne

Kryesore

Rama sot feston, Basha sot akuzon, populli dje, sot, nesër emigron…

Pushteti buron nga gryka e …stilolapsit

Nga Agim Xhafka 

Ja, iku data 25 prill e kampet janë jo në dhënie dore e përgëzim të fituesit, por në përplasje akuzash. Një palë bërtet, fitova. Kundërshtari ia pret, i vodhe. E siç duket s’do ketë melhem ta zbusë këtë gjendje. Vendi edhe pa zgjedhjet qe i mbarsur me konflikt të ashpër.

Tani po shkohet drejt përplasjes me sa duket. Ndihmon dhe vendimi i Kushtetueses që për protesta nuk merret më lejë, veç njoftohet policia.

Edi Rama, që e kupton se ç’do sjellë e nesërmja, sidomos në ekonomi, pra arka e shtetit do jetë bosh, ka nisur miklimin e opozitës me bashkëqeverisje. Që të shuajë masakrën elektorale, por edhe të jetë i mbrojtur në sulmin fiskal që pritet ta nisë andej nga shtatori a tetori.

Në krahun e opozitës vihet re një mërziti e ligjshme dhe një revoltë e shpjegueshme. Këtij zjarri i hedhin benzinë plot të mllefosur që u erdhi çasti të lajnë inatet personale që kanë me Bashën. Sigurisht që kjo grindje i konvenon Ramës për ta mbyllur shpejt e me sa më pak dëme procesin zgjedhor. Shkurt, u zhvillua një lojë ku pala qeverisëse u suall sipas shprehjes, topi është i im, penalltinë e gjuaj unë.

U duk sikur ky skenar do kalonte fjollë, ashtu siç di t’i qëndisë Edi Rama, që çdo përdhosje që i bën ligjit u vendos sipër ambasadorët si qershi mbi tortë. Ata me shprehje shkruar nga dora e tij flasin sikur të jenë në Kongresin  PS-së. Dhe do qe kaluar lumi, por ca fakte të ditëve të fundit po tregojnë se zullumit në komisionet e votimit iu shtua pika e fundit e tani nisi rrjedhja drejt besimit se jo vetëm ka vjedhje votash, por ato qenë të mirëmenduara e të planifikuara. Pra provohet që PS kishte strategji për të grabitur sa më shumë vota.

Nuk e kemi fjalën vetëm,

1-Te rezultati hipotetik që PS fitoka 74 mandate. Duket absurde që veç kjo parti në glob merr po aq deputetë sa kishte 8 vite më parë, ndonëse pati një qeverisje mizerje!!!

2-Te tre deputetët e Doshit që jo vetëm s’pati program, po as një xhiro nuk bëri në Shqipëri.

3-Te dy deputetët e Qifes,ose ‘Dy Qiftarët’, siç i quan populli.

4-Te 120 milionë eurot që Qeveria shpërndahu në llogaritë e hallexhinjve,apo punësimet sezonale e deri lejet e legalizimeve.

E kemi fjalën te 85 mijë fletët e votimit të pavlefshme që u bënë të tilla me urdhër partie. Ato përfaqësojnë 7-8 deputetë që i fshiu një stilolaps i thjeshtë e po kaq mandate i rrëmbeu qeveria me kodin zgjedhor të njëanshëm. Ka plot video ku komisionierë të ndryshëm, si vrasës me pagesë, asgjësuan vullnetin e popullit. Ishin kaq gjakftohtë e kaq të qetë sa dukeshin si robotë jo si njerëz që shkatërruan të ardhmen e fëmijëve të tyre më së paku. Atje ku ata e dinin aq mirë vinin një kryq e kështu zeronin bindjet e kundërshtarëve. Janë pamje revoltuese, të dhimbshme që nxjerrin açik masakrën socialiste në zgjedhje.

Kjo parti kur mbante emrin Parti Komuniste apo Parti e Punës e shpallte hapur që ‘Pushteti buron nga gryka e pushkës.’ Tani janë ‘rinovuar’ dhe kanë përparuar. Kanë slogan të ri: ‘Pushteti buron nga gryka e…stilolapsit.’ Kështu shfaqen më të emancipuar dhe më të kohës. Ama e vranë procesin zgjedhor dhe nuk dihet se kur mbi tokën  e shqipove do të vijë besimi te vota e lirë.

Rama sot feston, Basha sot akuzon, populli dje, sot, nesër emigron…

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook