Lidhu me ne

Kryesore

Gazetarët e Pushtetit! Do të doja shumë që një penë si Mero të mos përfundonte në Antiopozitë

Nga Ermal Mulosmani 

Një eufori e papërmbajtur, sfiduese, zhurmëmadhe ka shpërthyer në mes tellallëve të pushtetit pas fitores së shpallur të Partisë Socialiste.

Përkundër fjalëve kristiane e përdëllyese të kryeliderit politik, që përmend përulësinë, bashkëpunimin dhe braktisjen e llogores së vjetër politike, zërat më të spikatur afër maxhorancës jo vetëm nuk e reflektojnë këtë frymë përulësie e bashkëpunimi por përditë bëjnë thirrje për pranim rezultati dhe dorëheqje të Kryetarit të Partisë Demokratike.

Sa herë ata marrin penelin të nxijnë telajon piktura është e njëjtë: Karikaturë e Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, herë njërit, herë tjetrit ca herë të tjera të treve bashkë.

Disenjatorët kryesorë të kësaj fushate, që shquhen mbi të tjerët për cilësinë e tyre antiopozitare, janë tre: Mero Baze, Carlo Bollino dhe Kreshnik Spahiu. Ata gazetarë që mendojnë se e meritojnë ta gjejnë emrin e tyre në këtë listë dhe janë lënduar për këtë, ju kërkoj ndjesë.

Mospërmendja e emrit aspak nuk e zhbën kontributin e tyre vrastar ndaj Opozitës. Thjesht ishin aq shumë sa do më mbaronin fjalët e caktuara për shkrimin. Herë tjetër do jem më bujar me ta.

Çfarë është kjo dashuri e lartë për mbarëvajtjen e demokracisë opozitare dhe gjetjen e udhëheqësit të duhur që do të çojë Opozitën në fitoren ndaj Edi Ramës? Kaq për zemër e kanë humbjen e Edi Ramës saqë po bëjnë çmos për të përmirësuar Opozitarizmin?!

Askush e beson këtë fabul, do ishte cinizëm me dozë elefanti sikur ta përmendësh. Ata e duan gjithmonë të humbur opozitën, thellë e më thellë. Ka vetëm një arsye pse kjo gjë ndodh. Është spostimi i gjithë debatit publik në fushën e Opozitës, mbështetja e zërave kundër Kryetarit ekzistues dhe relativizimi i vjedhjes së votave ‘në kufijtë normalë, që nuk ndryshojnë rezultatin në mënyrë thelbësore’. Me pak fjalë gjithë fokusi i debatit nuk është te deformimi i vullnetit të zgjedhësve por te ‘parëndësia e këtij deformimi’.

Këta gazetarë harrojnë që kur flasin për Opozitën kanë përballë mbi 730 mijë njerëz! 730 mijë njerëz, shumica prej tyre të frustruar, të dëshpëruar, të varfër, të pashpresë e me 100 halle prej 8 vjetësh! 730 mijë njerëz që lexojnë Bollinon të thotë që ‘provat e opozitës nuk vërtetojnë asgjë’ përpara se KAS-i apo Kolegji Zgjedhor të deklarohet!

Këta 730 mijë njerëz e dinë të vërtetën e madhe që në Shqipëri u ble vota. U përdor çdo mundësi bashkëpunimi me njerëz të botës së krimit, biznesit e medias dhe u shfrytëzuan të dhënat personale të votuesve përmes E-albanias dhe patronazhistëve për të ndikuar votuesit potencialë kundërshtarë.

Këtë të vërtetë, me shumë gjasë, PD nuk do ketë mundësi ta vërtetojë. Gjykata kërkon filmime të pastra kur kryhet transaksioni i votës në këmbim të parasë dhe kërkon të ketë aq filmime sa të vërtetohet që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Pra, në një qark të ketë fjala vjen 1000 filmime. Nëse këto nuk janë, aha, të mbyt Carlo, Kajsiu, Dynjaja e me radhë… ‘Nuk ka prova, ja neni 176578 i ligjit 344598…’

Krimi zgjedhor nuk është një transaksion publik që zhvillohet ditën për diell e për rrjedhojë ka dëshmitarë. Ai ndodh skutave, përmes elementëve kriminalë që përdorin ndikimin e tyre frikësues. Kjo është arsyeja pse ka një maraz të madh në radhët e Opozitës. Bash për arsyen për të cilën flasin gazetarët e pushtetit: ‘Nuk kanë prova siç i kërkon Gjykata’!

Në Bankë mungojnë paratë, të gjithë e dinë vjedhësin por pajtohen me vjedhjen pasi ‘Ato lekë janë më mirë në duart e vjedhësit sesa në duart e Bankës’.

Ka të paktën një fakt të rëndë, publik,për implikimin e shtetit në vjedhjen e votave. Pas ngjarjes së Elbasanit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u pyet nëse në makinën e bllokuar u gjetën dokumente zgjedhore dhe deklaroi në mënyrë të prerë ‘JO’ ndërkohë që procesverbali i prokurorisë vërtetonte të kundërtën.

Kishte blloqe shumë faqëshe me pagesa, me emra dhe ID dhe pagesat përkatëse. A mjafton ky rast për të vërtetuar që në Shqipëri ka pasur blerje vote? Për mua po! Probabiliteti për të kapur në flagrancë një njeri me blloqe pagesash dhe lista votuesish është 1 në 5000. Nëse kapet një fenomeni duhet shumëzuar me 5 mijë.

Nga çeta e madhe antiopozitare dua të veçoj përsëri Mero Bazen pasi është dukshëm më cilësori prej tyre. I mbetur prej vitesh në qerthullin e urrejtjes për udhëheqësit e Opozitës, është katandisur në një gazetar Antiopozitar, tipi që përqeshte me plot të drejtë dikur.
‘Kurthi i urrejtjes –thotë Kundera tek romani Shakaja- është se të lidh fort me subjektin e saj’. Do të doja shumë që një penë si Mero të mos përfundonte në Antiopozitë, të mos konvertohej në personazh të librave të tij. Meros i rrinte kaq bukur statura e Opozitarit qëndrestar sa arrinte të frymëzonte edhe në ditët më të vështira. Ja sa bukur e përshkruan situatën e sotme Mero në vitin 2000, në librin e tij ‘Përballë Antiopozitarizmit:

‘Tashmë, opozita filloi t’i bezdiste edhe fizikisht. Eksponentë të lartë të PD që ishin larguar prej saj pas konflikteve me Berishën, tashmë erreshin në ekrane, duke shpjeguar përse duhet të ikte Sali Berisha dhe përse opozita duhet të bashkohej rreth tyre. Ishte një skenë sa nervozuese, aq dhe e frikshme, nëse evoluonte.

Tendenca ishte e qartë.

Ajo mund të përballohej vetëm me një rezistencë. Rezistenca në ato momente ishte një vlerë që mund të sillte shpresë. Diplomatët kryesorë perëndimorë qysh para fushatës ngulnin këmbë tek ideja se pala humbëse duhej të pranonte rezultatin. Gati sa nuk thoshin Sali Berisha. Dhe nuk kishin asnjë kusht për standardin e zgjedhjeve që duhet të pranoheshin. Pranohej vetëm humbja e opozitës, pa asnjë kusht.’

Zëvendësoni emrin e Berishës me emrin e Bashës dhe do tu dalë situata e sotme.

Çfarë pene!

Mëkat që është në anën e pushtetit!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar20 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix20 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix21 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix21 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix21 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix21 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar22 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix22 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix22 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook