Lidhu me ne

Kritike

“Regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, slogani që ka gjetur Lulzim Basha, për të kaluar muajt e nxehtë deri në Shtator


Pas humbjes së zgjedhjeve, opozita jo vetëm gjendet në një udhëkryq të ri, por lidershipi i Partisë Demokratike ka hyrë me vetëdije të plotë, në një gjendje tulatje, jo vetëm nga shoku i humbjes, por më së shumti nga nevoja për të blerë kohë në ndihmë të Lulzim Bashës, deri në Shtator, kur formohet Kuvendi i ri.

Lulzim Basha ka dhënë sinjale se nuk do t’i njohë zgjedhjet, por do të hyjë në parlament. Nuk do ta pranojë rezultatin sepse ka ndodhur “një masakër elektorale”, por edhe protesta kundër kësaj masakre, nuk shihen në horizont. Edhe pse nuk i fitoi  katër herë rresht betejat zgjedhore përballë Edi Ramës (në zgjedhjet e fundit lokale, nuk mori pjesë) ai nuk largohet nga drejtimi i partisë, sepse “do të luftojë deri në fitore”.

Në të gjithë këtë përshesh deklaratash dhe qëndrimesh paradoksale, kryesisht të bëra nxitimthi, nëpër shkallët e partisë, që të krijojnë një tronditje të thellë kur i dëgjon, nuk është prodhuar asgjë serioze, asnjë aksion politik parimor, asnjë kundërpërgjigje simetrike, ndaj atyre që udhëhoqën “masakrën zgjedhore”, asnjë plan, asnjë ide, vetëm një numër i konsiderueshëm dosjesh jeshile me emrat e qyteteve në ballinë, të depozituara nxitimthi në KQZ, ku kërkohet ripërsëritja e zgjedhjeve në 9 qarqe, pra aty ku nuk ka fituar Partia Demokratike…

E vetmja “shpikje” e opozitës deri sot, pas humbjes së zgjedhjeve, është slogani qesharak: “Regjimi Rama-Doshi-Rakipi”.
Kjo fjali, e kthyer në një kasetë, është sot në gojën e të gjithë eksponentëve të Partisë Demokratike, në të gjitha konferencat për shtyp me regji qëndrore, ku ata lexojnë deklarata thuajse identike. Në fakt denoncimi i një regjimi, nuk duhet të tingëllonte qesharak, por ai ngjan i tillë, në gojën e opozitarëve, me në krye Lulzim Bashën, që nuk e përmendën në fushatë elektorale, as regjimin e Edi Ramës, as oligarkët e regjimit, as mediat e kapura dhe shtyllat që e mbajnë regjimin në këmbë, duke e orientuar fushatën drejt një realiteti që nuk ka lidhje me Shqipërinë, një realitet “fake”, ku të gjithë duhet t’i përmbaheshin vetëm mesazhit idiot se “në 25 prill ne fitojmë dhe Shqipëria ndryshon”.

Pra edhe vetë përcaktimi regjim, e humbet seriozitetin kur qarkullon në gojën e një grupimi njerëzish, që sot janë vënë në shërbim të hallit të Lulzim Bashës. Dhe halli i Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve, është shumë i thjesht. Ditët dhe muajt e nxehta që po vijnë duhet të kalojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Në Korrik me siguri do të zhvillohet një proces në Partinë Demokratike, ku lideri do të konfirmohet në një mandat të ri. Me të mbaruar plazhi, sapo të vijë Shtatori, lufta kundër regjimit do të nisë në Parlamentin e ri.  Përveç regjimit të Edi Ramës, aty do të luftohet edhe kundër Qifes dhe Tomës, të cilëve Lulzim Basha u ka dhënë një rëndësi të pamerituar, duke i renditur krah për krah Edi Ramës, si drejtues të regjimit.

Edhe njëherë beteja e Partisë Demokratike, nuk po orientohet drejt parimeve dhe të vërtetës, për zgjedhjet dhe makinerinë shtetërore në funksion të tyre, as për regjimin, oligarkët dhe mediat, që e mbajnë atë në këmbë. Është thjesht një betejë që Lulzimi të kalojë sa më shpejt muajt e verës dhe të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike. Në shërbim të këtij qëllimi, është edhe slogani, “Rama-Doshi-Rakipi”, që nuk nënkupton asnjë lloj aksioni politik përveç fjalimeve si në çadrën e 2017-tës. Pra, duke e luftuar regjimin me propagandë dhe me të njëjtin stil si fushata “fake” që sapo mbaroi, opozita nuk bën gjë tjetër, veçse e zhvlerëson edhe më tej konceptin e regjimit në sytë e publikut.
Pas plazhit, pra në Shtator, pritet të fillojë lufta e Lulzim Bashës “deri në fitore”…

/TPZ.al/

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar21 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix21 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix21 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix21 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix21 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix21 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar22 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix22 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix22 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook