Lidhu me ne

Kryesore

Vendi i çudive treditëshe

Nga Erion Dasho 

Ndonëse ethet elektorale janë larguar, ministrja e shëndetësisë rihyri dje në ringun mediatik.

Me sa u kuptua, nga njëra anë synohet të pastrohet emri i ministrisë duke riprogramuar memorjen kolektive lidhur me pandeminë e COVID. Nga ana tjetër, ministrja synon rikonfirmimin edhe katër vjet të tjerë në karrigen që aq shumë i ka lezetosur.

Me këto dy qëllime, ministrja e cila gjatë gjithë fushatës ju shmang përballjeve mediatike si djalli temjanit, dje doli para një paneli gazetarësh.

“Sukseset” ishin kryefjala e ministres në logorenë e saj një orëshe në prime time, ndërsa gazetarët e padhëmbë që e rrethonin ngjanin me një grup aktorësh që lexonin skaletën dhe vendosnin vulën e miratimit mbi mburkat ministrore.

Siç është bërë zakon me daljet e zj. Manastirliu, nuk munguan edhe gafat, kësaj here ngatërresa me imunitetin e tufës. Vetëm se këtu faji i ministres duhet ndarë me grupin e të paaftëvë në ministri e komitet të cilët nuk arrijnë dot as të interpretojnë mesazhet që japin shkencëtarët ndërkombëtarë.

Në fund të emisionit u kuptua që Ogerta është e bindur se rruga e saj drejt katër viteve të tjerë në kolltukun ministror kalon nëpërmjet trushpëlarjes së shqiptarëve se:

1. Nuk kanë patur 10.000 të vdekur në vitin e zi të pandemisë, ose e llogaritur për banor, tre herë më shumë se Gjermania dhe dy herë më shumë se Italia.

2. Nuk kanë patur 1.5 milion të infektuar, duke u bërë vendi i parë në botë që po arrin imunitetin e tufës në mënyrë natyrore dhe me një kosto të jashtëzakonshme njerëzore.

3. Nuk harxhuan mbi 150 milionë euro nga xhepi kur rendnin të jepnin rryshfete për “tiret” dhe shefat e “tireve”, kur prenotonin çartera për në Turqi dhe kur paguanin gjithçka nga xhepi duke nisur nga analizat dhe duke përfunduar tek remdesiviri.

4. Nuk blinin ajrin me para në nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt, atëherë kur familjarë të tmerruar ishin gati të paguanin mijëra euro për bombola, aparate oksigjeni dhe aparate CPAP dhe BiPAP.

5. Nuk prisnin në ankth përtej gardheve të spitaleve në shi e në të ftohtë për të dërguar një tas supë apo për të marrë vesh në se të afërmit e tyre ishin ende gjallë.

Por në vendin ku “çudia më e madhe tre ditë zgjat”, nuk është çudi që edhe këto krime të harrohen dhe pas një viti të këndohen këngë e bejte për piktorin, kimisten dhe klarinestitin që me “vizionin” dhe “mençurinë” e tyre e menaxhuan pandeminë 50 herë më mirë se Italia dhe 10 herë më mirë se Gjermania.

Ashtu sikundër u shpërblye Rama me një mandat të tretë, edhe Ogerta mund të përcillet me duartrokitje drejt një mandati të ri ministror për t’i ridhënë (cit. Manastirliu d.v.) “privilegjin për t’u shërbyer edhe katër vjet shqiptarëve”.

Të presim e të shohim. Agresioni mediatik me ide dhe synime të qarta tashmë ka nisur…

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook