Mix
‘Eureka!’ Klea Huta tregon si ia gjeti emrin djalit
Klea Huta ishte këtë të hënë e ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” në Televizionin Klan. Këngëtarja dhe prezantuesja është e martuar me kantautorin Elgit Doda, me të cilin kanë edhe një djalë të vogël të quajtur Krid. Pikërisht për këtë të fundit, Huta zbuloi si e zgjodhën emrin e tij.
“Kur unë isha shtatzënë, po shikoja një film me Elgitin dhe po haja një mollë. Në atë kohë po kërkonim për emra për djalin dhe nuk po dinim kë të zgjidhnin. Shiko këtej, shiko andej, nuk po na ngjiste asnjë emër. Edhe kështu ne po shikonim një film, ai djali personazhi kryesor e kishte Krid dhe unë thashë “Eureka””,– tha Huta.