Lidhu me ne

Kryesore

Raporti rajonal: Në Shqipëri shfaqet forma më e rëndë e kapjes së shtetit, grupet përdorin entet publike për të “luftuar” njëri -tjetrin

Në Shqipëri mundësitë për kapjen e shtetit nga grupet e interesit janë më të mëdha se kudo në rajon, raportohet në një studim të fundit që publikoi Lidershipi për integritet dhe Zhvillim në vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020”.

Grafiku në fund tregon se si biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri të ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara.

Raporti që mori në studim tregues dhe perceptime deri në vitin 2020 tregoi se, Shqipëria dhe Serbia renditen më keq nga të gjashtë vendet e tjera, pasi zotërojnë shumicën e faktorëve që mundësojnë kapjen e shtetit. Këto faktorë përfshijnë joefektivitetin e politikave antikorrupsion, mungesën e integritetit, mungesën e paanësisë dhe zbatimit selektiv të njëanshëm të interesave ndaj privatit.

Politikat joefektive antikorrupsion në nivelin e organizatave publike janë një problem në të gjitha këto vende, por në nivele më të larta në Shqipëri.

Studimi tregon se në Shqipëri dhe Serbi janë të përhapura praktikat kur vendosja e sanksioneve bëhet në mënyrë selektive.

Administratat publike vendosin sanksioneve duke ndjekur interesat e privatëve. Ky tregues sinjalizon nivelin më të lartë të kapjes së shtetit.

Përdorimi i enteve publike jo vetëm për të përfituar, por edhe si mjet ose armë kundër konkurrentëve është përdorimi më i madh i kapjes së shtetit, vëren studimi. Politikat antikorrupsion konsiderohen veçanërisht joefektive në institucionet publike të lidhura me sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, në inspektoratet e punës në Bosnjë.

Rezultatet e studimit tregojnë se asnjë nga vendet e Ballkanit nuk është afër kapjes së plotë të shtetit, por ka dëmtime kritike në funksionimin e kontrolleve dhe ekuilibrave demokratikë dhe ekonomikë.

Gjetjet tregojnë se, janë rritur se tepërmi entet publike jo efektive, të cilave u mungon integriteti, paanshmëria dhe protokollet e fuqishme anti-korrupsion.

Studimi tregon gjithashtu presion në rritje të kapjes së shtetit nga biznesit, d.m.th. monopolizimi që ndodh në nivelin kombëtar, sektorial ose institucional. Presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri dhe Kosovë.

Në Ballkanin Perëndimor prokurimi publik është një zonë rreziku e madhe për korrupsion, pasi përdoret jo vetëm për të prokuruar mallra dhe shërbime por shpesh për të transferuar fonde publike në xhepat privatëve. Tenderët shpesh dizajnohen për të favorizuar ofertuesit specifik.

Mbikëqyrja e kontratave është e dobët dhe përdoren me tepri procedura me negocim dhe një numër i madh i tenderëve ka vetëm një ofertues, etj./Monitor

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar20 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix20 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix20 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix20 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix20 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix20 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar21 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix21 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook