Gatime
Me vetëm 4 përbërës mund të bëni ëmbëlsirën më të mirë me çokollatë!
S’ka asgjë më të mirë se recetat e shkurtra dhe me pak përbërës. Zakonisht marrin më pak kohë, bëhen më shpejt, ka më shumë gjasa të gabosh dhe rezultati do t’i kënaqë të gjithë. Për këtë recetë ju duhen vetëm 4 elementë.
Përbërësit:
– 4 lugë pluhur kako
– 4 lugë miell misri
– 120 gram sheqer
– 800 ml qumësht
Në vazhdim:
– Përzieni bashkë përbërësit e thatë me 300 ml qumësht.
– Pjesën tjetër të qumështit (500 ml) vendoseni të nxehet në një tenxhere.
– Pasi qumështi është nxehur, hidhni përzierjen në qumështin e nxehtë dhe përzieni derisa masa të trashet.
– Hiqeni nga nxehtësia dhe ndajeni në tasa të vegjël.
– Mund ta dekoroni me copëza çokollate ose çfatë dëshironi!FOTO E SHKREPUR NGA DIKUSH QË KA PROVUAR RECETËN.
Burimi: Australia’s Best Recipe