Kryesore
PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit/ Ervin Salianji zbulon detaje: Ka prova, po përgatisim dosjen
Partia Demokratike do të kërkojë përsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe të vendit, pasi pretendon se rezultati është manipuluar.
Qëndrimi i selisë blu u konfirmua sot nga deputeti i zgjedhur në qarkun Korçë, Ervin Salianji, gjatë një interviste në “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.
Deputeti i zgjedhur tha se PD është duke përgatitur një dosje përmes së cilës do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.
PJESË NGA INTERVISTA
Pyetje: A është e vërtetë që PD është duke mbyllur një dosje me anë të së cilës do të kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe?
Ervin Salianji: Po!
Pyetje: A është e mundur kjo gjë?
Ervin Salianji: Po pa diskutim që është e mundur përderisa ka fakte, ka prova.
Pyetje: Kush e vendos këtë?
Ervin Salianji: E vendos një institucion që quhet KAS. E kanë ata në dorë dhe pastaj Kolegji Zgjedhor.
Pyetje: Ti i di kush janë këto 9 qarqe që pretendoni të ripërsërisni zgjedhjet?
Ervin Salianji: Korça, Durrësi, Gjirokastra, Berati disa zona që kërkojnë të ripërsëritne për një sërë shkeljesh të cilat janë evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. Rezultati është shumë i ngushtë, Berati lëviz me 39 vota mandati mes opozitës dhe qeverisë.