Lidhu me ne

Temporal

Nisma për shkarkimin e Metës, Lubonja: Do thellonte më shumë diktaturën


Në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, po diskutohet për nismën e ndërmarrë nga 50 deputetë të mazhorancës, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Analisti Fatos Lubonja, një prej të ftuarve në studio, argumentoi se shkarkimi i presidentit do të thellonte më shumë diktaturën, që sipas tij është instaluar në vend.

Ai gjithashtu tha se Presidenti Meta ka reaguar, pasi është ndjerë i kërcënuar ndaj një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet.

“Unë mendoj që ka dy nivele ku bëhet ky debat, vlerësimi politik dhe ligjor. Unë them që në qoftë se me stabilizim kuptojmë një parti-shtet që kontrollon të gjitha institucionet, drejtësinë, policinë, Presidentin, ne do të kemi patjetër stabilitet, por do të jetë tepër i rrezikshëm për demokracinë.

Sipas mendimit tim u bë një sulm ndaj Presidentit në kohën që ka qenë Bamir Topi, nga Sali Berisha dhe Edi Rama, me ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, për t’u fuqizuar këta. Ata bënë këtë luftë, e pasi mbaruan këtë luftë, do të fillonte lufta e bandave.

Sot kemi ardhur në momentin që banda më e fortë kontrollon gjithçka dhe i ka mbetur një pengesë që është Ilir Meta. Nëse më thoni që ka unitet këtu, mes atyre që janë me PS dhe ka një bashkëveprim dhe ka treguar shenjë uniteti kryeministri që i thotë opozitës hajde futuni tek partia ime, të kontrollojë edhe ata.

Demokracia nuk është unitet, është përballje forcash në koncepte të ndryshme. Presidenti ishte i fundit gurë i dominosë, që ka mbajtur qëndrime në mbrojtje të opozitës dhe partisë së tij. Pse? Sepse ishte i kërcënuar, nga të gjitha të dhënat që krimi po plagoste njerëz dhe s’kishte veprim ndaj tij dhe ishte i mbrojtur nga të gjitha.

Ngjarja u deformua nga të gjitha, mediat, Prokuroria. Aty dilte që ishte bërë një krim elektoral dhe doli më mbrapa. Unë s’e konsideroj që është bërë pis Presidenca, ai ka ngritur zërin për opozitën. Nëse doni që Edi Rama të vendosi për gjithçka të bëhet edhe President, çdo të vijë më mbrapa?

Një president që nuk ngre asnjë zë ndaj PPP-ve. Kur unë shikoj një situatë që i gjithë ky parlament i ri të thotë hajde gjejmë një President që është simbol i unitetit, e do të sillet nga PS, kjo do të jetë thellimi më i tepërt i diktaturës.”-tha Lubonja.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook