Lidhu me ne

Kryesore

Basha mes pozicionit qesharak të radikalit dhe patericës së regjimit



Nga Andi Bushati

Më në fund, një javë pas kasaphanës elektorale, Lulzim Basha ka nxjerrë nga goja një frazë të vërtetë : « viktima e 25 prillit nuk është PD, por qytetarët ».

Ndarja e mendjes se duhet folur për një viktimë dhe hapja e diskutimit se kush e meriton këtë cilësim i ka dhënë fund hipokrizisë me « betejën që vazhdon deri në fitore ».

Pasi, që prej të hënës së shkuar, Partia Demokratike po rrokullisej në një tunel të cilit nuk i shihej fundi, duke servirur një grusht me alibi dhe gënjeshtra për fansat e saj dhe publikun. Diku deklarohej se procesi nuk ka përfunduar dhe paregullsitë po evidentohen, diku tjetër se rezultati në ndojë qark mund të përmbyset, diku se zgjedhjet mund të përsëriten shpejt, falë presionit të faktorit ndërkombëtar që është njohur me provat e manipulimit.

Të gjitha këto grimca mëtonin të plotësonin pazëllin e një mashtrimi të madh, atij se Ramën nuk do e kemi mbi krye gjatë, se ai nuk do të jetë në zyrën me flutuara, minimumi i minimumeve edhe katë vite, në rastin më të mirë, apo sa të vendosë vetë, në rastin më të keq.

Tani duket se ky kapitull është mbyllur. Entuziazmi i shtirur po I’a lë vendin të vërtetës.

Me deklaratën e fundit Basha ka të drejtë jo vetëm se i hodhi ujë një shkëndije iluzive të sapondezur, por edhe se identifiokoi thelbin e problemit. Viktima të 25 prillit janë qytetarët.

Ashtu duhet të ndihen të gjithë ata që vazhdojnë të jetojnë në çadra pasi milionat e fonderve të rindërtimit u keqpërdorën për fushatë. Ashtu duhet të ndihen të gjithë ata që kanë marrë shpërblime qesharake pavarësisht kostove maramendëse që kanë shpenzuar për kurimin nga Covid. Ashtu duhet të ndihen të gjithë aplikantët e E Albanias, të dhënat personale të të cilëve do tju dorëzohen shitësve të fshesave me korrent. Ashtu duhet të ndihen të gjithë biznesmenët që nuk janë pjesë e kupolës dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në gara të ndershme apo të kërkojnë leje pa paguar paraprakisht 30%. Ashtu duhet të ndihen të gjithë viktimat e banditëve që rifituan imunitet, si shpërblim për votat e mbledhura në favor të pushtetit. Ashtu duhet të ndihen të gjithë gazetarët që do e kenë gjithnjë e më të pakët hapsirën për të thënë të vërteta. Ashtu duhet të ndihen të gjithë puntorët me mëditje të fasonerive që do humbasin vendet e punës në dëm të bangladeshasve që nuk e kuptojnë gjuhën, nuk merren me politikë, ndaj dhe janë më kollaj të shfrytëzueshëm.

Përballë regjimit jemi të gjithë të pambrojtur.

Por ama në këtë gjëmë edhe PD ka pjesën e saj të madhe të përgjegjësisë. Ajo e humbi misionin e vet për të shërbyer si mburojë ndaj viktimave të kësaj bande kleptokratësh. Mëkati i saj nuk qe se dështoi si alternativë, por se nuk qe në lartësinë e premtimit të dhënë për ta ndalur vjedhjen e votës.

Gafa e saj nuk qe fushata që bëri, premtimet që dha, por fakti se nuk arriti të kuptojë që në zgjedhje anormale ato nuk kanë pikë vlere.

Naiviteti i saj ishte se pati iluzionin që Edi Rama mund të rrëzohet me votë.

Si një njeri që kam këmbëngulur me forcë, së paku që prej 2017, idenë se ky është një mision i pamundur, sot e kam të vështirë të kuptoj e çfarë e bëri opozitën shqiptare të vetëgënjehet marrëzisht duke besuar te kjo ëndër. Çfarë e detyroi atë të hiqte dorë nga sllogani: “Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër”? Çfarë e yshti të harrojë qëndrimin: « në garë shkohet vetëm me qeveri teknike » ?

Kjo sjellje si prej demi të çmendur, i cili turret pas cohës së kuqe të toreadorit që do ta godasë për vdekje e ka një shpjegim.

Ajo lidhet me faktin se PD nuk qe në gjendje të vendosë kurrë, nëse betejën do ta vazhdojë brenda apo jashtë sistemit. Ajo qe aq kontradiktore sa të digjte mandatet dhe të braktiste zgjedhjet lokale, e pastaj të besonte se demokracia do shpëtohej në tryezën e Damianit dhe të Rudina Hajdarit.

Ajo lidhet me faktin se Lulzim Basha u tregua aq i squllët sa të mos vendoste dot kurrë mes të qenit lideri i të nëpërkëmburve, që kërkonin rikthimin e demokracisë me molotovë në dorë, apo kanakari i ambasadorëve që donin stbilokracinë e gënjeshtërt.

Ajo lidhet me faktin se opozita pranoi të flirtonte dhe të financohej nga të njëjtët personazhe të regjimit oligarkik që pretendonte se do të përmbyste.

Ajo lidhet me faktin se ajo nuk pati guximin ti shkojë të vërtetave deri në fund, duke pohuar para shqipëtarëve se do të vazhdonte të ruante të paprekur një gërmadhe si ajo e reformës në drejtësi.

Të gjitha këto kontadikta burojnë vetëm nga një shkak: PD pati një udhëheqje pa idealizëm, pa besim të rrënjosur, pa bindje të palëkundshme dhe pa pikë ndjenje vetëmohimi. Pikërisht ky dyzim e bëri që të kalamendej shpesh, mes pozicionit qesharak të radikalit dhe atij të patericës së regjimit.

Kjo lloj burracakërie po vihet re edhe tani pas 25 prillit. Akoma edhe sot nuk ka njeri me integritet në forumet drejtuese të PD-së që të ngrejë pyetjen e thjeshtë : Ku gabuam ? Mos vallë kur dogjëm mandatet (nuk besoj se edhe po të kishin qenë në parlament, votën do u a mishin blerë e vjedhur sërisht) ? Mos vallë kur u zbythëm e lejuam të zhvillohej farsa e 30 qershorit (ndoshta po) ? Mos vallë kur besuam se Rama mund të frenohet me nënshkrime marëveshjesh elektorale, që ai i gris menjëherë sapo i firmos (sigurisht) ?

Pikërisht kjo paqartësi për mënyrën se si duhet formëzuar dhe konceptuar opozita e bëri atë të jetë e dobët përballë një regjimi që është i vendosur dhe i qartë në trajektoren e vet drejt të keqes.

E njëjta dramë mund të përsëritet pafundësisht, nëse PD nuk nuk ndryshon në frymë dhe në njerëz. Kështu siç është ajo ka dështuar në misionin e saj. Pa transformuar qasjen ndaj sistemit, për ta luftuar atë nga jashtë përmes një fronti polifonik ku “uni” të jetë i pazëshëm, ekzistenca e saj nuk ka më vlerë. PD nuk është më mburoja e shqiptarëve kundër regjimit. Dhe këtu Basha fatkeqësisht ka të drejtë. Të humburit e mëdhenj të 25 prillit janë qytetarët, ndonëse kjo edhe për faj të tij./Lapsi.al

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook