Lidhu me ne

Kryesore

PD-ja ngeli vetëm duke konstatuar

Partia-Demokratike-PD-480x267

Partia Demokratike nxori sot në një deklaratë për shtyp, zëdhënësen e vet, Ina Zhupa, e cila bëri një denoncim të ri. Tha Zhupa: “Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”. Ministria e Kulturës ka paraqitur një projektligj për këtë çështje. Pra edhe nëse Kokëdhima e merr kalanë, qoftë edhe për t’i bërë qejfin Fatmir Toçit që e deklaroi si “Ali Pasha i ri”, duket se kjo do të jetë ligjore. Por Zhupa shtoi se: “Në mbarë vendin qytetarët janë të revoltuar për korrupsionin, hajdutërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij”. Pra akti si i tillë kontestohet si oligarkik, apo korruptiv.

Jemi në terrenin e hipotezave, por gjithsesi besojmë se PD-ja ka informacione. E njëjta situatë u përsërit edhe me ndërtimin e këndit të lojërave te Parku i Liqenit, të cilin selia blu e denoncoi si antiligjor. Mirëpo këtu ka një problem: pse vallë opozita mjaftohet vetëm me denoncimin e akteve të tilla dhe nuk ndërmerren veprime të mëtejshme që të sigurojnë qytetarët për vullnetin e opozitës. Të marrim rastet e sipërpërmendura duke iu përmbajtur opsionit të PD-së se kemi të bëjmë me paligjshmëri: nëse ajo që thotë PD-ja se te Parku i Liqenit do të ndërtohen pallate, pse nuk deklarohet prerë dhe qartë se çdo ndërtim apo ndërhyrje që prek Parkun është antiligjor dhe se PD-ja me të ardhur në pushtet do të prishë çdo ndërtim që cenon hapësirën e gjelbër?

Shembulli i dhënë nga kjo qeveri me hedhjen në erë të pallatit në Vlorë, banorët e të cilëve mandej i dëmshpërbleu është një rast i mirë për të justifikuar qëndrime të tilla, që me siguri do të kenë efekt. Pasi çdo investitor apo blerës do të ndruhej nëse do të dëgjonte se forca politike që aspiron pushtetin është e vendosur të prishë ndërtime që janë aventurë dhe që ndërhyjnë aty ku ndodhet mushkëria e vetme e Tiranës.
Bllokimi i pallatit te “Sky Toëer”, zotim i Edi Ramës kur ishte në opozitë, është një shembull tjetër. E njëjta edhe për rastin e Porto Palermos, një pasuri që është lënë pas dore për kaq vite. Ngjan e çuditshme që qeveria nuk ka fonde të mirëmbajë dhe ndërhyjë në një objekt që edhe në gjendjen që është tërheq turistë, ndërkohë që po i bie shkurt duke propozuar dhënien e monumenteve për kafene. Kudo aplikohen mënyra të tilla, por në një vend ku ka patur raste që ish-pronarë janë kompensuar në Butrint, në park arkeologjik, ka shumë vend për t’u shqetësuar. Pa lënë mënjanë faktin e shpërndarjes së pasurisë dhe pjesëmarrjes në ekonomi: është e papranueshme që pushteti të ofrojë shërbime të tilla për njerëz të vetët për shkak të qenies së tyre pjesë e vendimmarrjes. Koha e kërkon që të ndahet ushtrimi i pushtetit si zgjatim ekskluziv i interesave ekonomike të një grupi të mbyllur. Këtë mundësi e ka sot një opozitë si PD-ja e cila bart me vete edhe peshën e shkeljeve të qeverisë vet. Shkelje nga të cilat jo vetëm nuk është distancuar, por as po mundohet që t’i kompensojë me përpunimin e një alternative të qartë për probleme që i ngre sot në rolin e opozitës. Qeveria aktuale iu kthye idesë së dhënies me qira të monumenteve, pasi kritikoi këtë praktikë që u vu në zbatim nga qeveria e shkuar. Sot është PD-ja që ngre zërin për Koçon, por nesër çfarë do të ndodhë kur të ndodhë rotacioni? Çfarë sugjeron PD-ja për monumentet, menaxhimin e tyre?
Sot ka shumë diskutim për konçesionet dhe ndërtimin, sektorë ku ka shumë dyshime për abuzime. Por kryetari i PD-së, nuk është dëgjuar të ketë thënë qoftë edhe gjysmë fjale për konçesione të paprecedentë si “Rapiscan” apo ngjyrosja e karburanteve. Vitin e fundit të qeverisjes së PD-së u bëmë dëshmitarë sesi kryeministri në mbledhje deklaronte pezullimin e akteve të pushtetit lokal për leje e ndërtime në Farkë, ndërkohë që zullumi ishte bërë i plotë. Gjithë pra një trashëgimi problematike, që vijohet sot nga duar të tjera, pa u kaluar në një sitë kritike dhe në një analizë që do ta bënte reale alternativën për kapërcimin e situatës.
Është pra e natyrshme pyetja se cilat janë pra garancitë që jep opozita, e cila nëse vazhdon vetëm me denoncime do të reduktohet në një grupim që thjesht ka zilinë se përse nuk është vetë në vend të qeverisë aktuale?
Për momentin nuk ka një zë tjetër që të përçojë këto shqetësime. Një mënyrë që PD-ja të dëshmojë se është e gatshme dhe në gjendje të bëjë diçka më shumë sesa të konstatojë problemet, shenjë kjo se kërkon pazar me qeverinë, është të ndërmarrë hapa konkretë, publikë dhe të cilëve mund t’u përmbahet. Le të kujtojmë këtu se Sali Berisha e nisi rrugën e qeverisjes me bllokimin e mbikalimit te Zogu i Zi, që ishte ndër të tjera edhe një luftë me Bashkinë e Tiranës që drejtohej nga Edi Rama. Nuk ka më nevojë për hakërrime dhe kapriço të tilla. Nuk ka më as nge dhe as nerva, pa folur për kostot. Do të mjaftonte një program realist, konkret dhe disa zotime që vijnë në përputhje me shqetësimet publike, jo për t’u konformuar me humorin e momentit, por për të lëvizur nga balta e tranzicionit të llafeve pa fundme instrumente reale, një ndër të cilët është një opozitë Reale.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix3 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix3 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar4 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix4 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore4 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix4 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport4 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix5 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook