Gatime
Briosh me Brumë të Ardhur – Receta e Vërtetë e Brioshëve
nga AgroWeb
E më të shpejta e të shijshme se ato që mund të përgatisni vetë në shtëpi me siguri që nuk ka.Foto:Flickr
Kush nuk dëshiron një delicatesë të ëmbël siç është broshi sapo zgjohet në mëngjes.
Me siguri të gjithë, imagjinoni shijen e ngrohtë të butë e të pa krahasueshme që ato kanë.
E më të shpejta e të shijshme se ato që mund të përgatisni vetë në shtëpi me siguri që nuk ka.
Ndaj në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon se si të përgatisni vetë në shtëpi brioshët e vërtetë të pastiçerisë.
Përbërësit
550 gr miell
250 ml ujë
180 gr brumë i ardhur
1 vezëhttps://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=125&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
60 gr sheqer
12 gr kripë
Për mbushjen
300 gr gjalpë
10 ml qumësht
1 e verdhë veze
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të zgjidhni një enë të thellë.
Në të shtoni miellin dhe bromine e ardhur të cilin duhet ta keni përgatitur të paktën 4 orë më barë.
Kini parasysh se duhet të jetë i fryrë dhe të jetë ruajtur në një vend të freskët.
Tani filloni të përzieni me anë të rrahëseve elektrike me shpejtësi mesatare ose me duar me një tel kuzhine.
Teksa bëni këtë, shtoni pak nga pak edhe ujin në temperaturë ambient në mënyrë që të formoni miellin si zakonisht.
Shtoni vezën pak nga pak të cilën është mirë ta rrihni paksa para se ta shtoni tek brumi.
Është me rëndësi që e gjithë masa e brumit ta thithë siç duhet vezën e më pas mund të shtoni pak nga pak sheqerin, gjithnjë duke vazhduar me përzierjen.
Përziejeni për 5 minuta të tjera derisa të formohet brumi homogjen e më pas kalojeni në një tavolinë pune.
Jepini brumit tuaj një formë rrethore sferike dhe vendoseni në një pjatë ku duhet ta shtypni me duar derisa të formohet një petë e trashë.
Mbulojeni me qese plastike kuzhine dhe futeni në frigorifer për të paktën 2 orë në mënyrë që të fryhet.
Ndërkohë nxirrni të gjithë sasinë e gjalpit nga frigoriferi lëreni në temperaturë ambient për 20 minuta dhe vendoseni mes dy letrave kuzhine.
Me anë të një petësi mundohuni që gjalpin ta hapni si një petë katrore 20x20cm.
Pasi ta keni kryer këtë futeni edhe gjalpin në frigorifer në mënyrë që të mos shkrijë dhe lëreni për 2 orë.
Për formën
Kur e gjithë koha të ketë kaluar, nxirrini nga frigoriferi brumin bashkë me gjalpin dhe lërini në temperaturë ambient për 30 minuta.
Merrni brumin vendoseni mbi tavolinë, pluhëroseni pak me miell dhe hapni një petë të madhe 30x30cm.
Pasi të keni hapur petën e plotë e të trashë, vendosini në mes gjalpin në formë katrore dhe mbështilleni me petën e brumit me kujdes.
Formoni një zarf të mbyllur brumi në formë katrore dhe mbylleni me gishta me kujdes në mënyrë që të qëndrojë i puthitur.
Me anë të një petësi filloni dhe t’i mëshoni sipër zarfit që formuat për të hapur një petë drejtkëndore të gjatë rreth 50 cm.
Më pas paloseni brumin 3 herë sipër njëri tjetrit dhe vazhdoni të hapni petën duke e palsur dhe kthyer disa herë.
Ky proces do ju mundësoje të keni petën e zakonshme sfoliat të përgatitur në shtëpi.
Vnedoseni në fund në një tavë pasi të shikoni që peta dhe gjalpi janë bërë një dhe mbulojeni me qese plastike.
Lërini në frigorifer për 20 minuta dhe nxirreni sërish për të hapur një tjetër petë rreth 50 cm në formë drejtkëndëshi.
Paloseni sërish në tresh, punojeni me petës dhe vendoseni përsëri tek tava e mbështjelle me qese.
Futeni në frigorifer për 2 orë dhe pasi të kalojë kjo kohë hapni një petë 75 cm me 15 cm dhe trashësi 2-3mm.
Kur ta keni hapur me anë të një thike të mprehtë filloni të prisni tekëndëshat në mënyrë të barabrtë nëpër të gjithë petën.
Me këtë petë do të formoni 15 trekëndësha të cilët si gjithnjë duhet t’i rrotulloni nga baza tek maja.
Në fund puthisni mirë skajet me duar apo duke i lyer me pak qumësht.
Përgatitini të gjithë dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje.
Mbulojini me qese plastike dhe lërini në temperaturë ambient për 5-6 orë derisa të fryhen sa dyfishi I madhësisë së tyre.
Rrihni të verdhën e vezës bashkë me qumështin dhe lyejini sipër para se t’i piqni.
Për pjekjen
Futini të piqen në furrë të ngrohtë në temperaturën 200 gradë C për 20 minuta.
Mund t’i nxirrni kur të kenë marrë ngjyrë të artë dhe të jenë pjekur nga të gjitha anët.
Ruajini të mbuluara në temperaturë ambient për 1-2 ditë dhe sipas dëshirës mund t’i mbushni me shije brenda trekëndëshit./AgroWeb.org