Temporal
Basha u përgjigjet kritikëve: Beteja do të vazhdojë deri në fitore
Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur shkurtimisht për gazetarët që ndodheshin jashtë selisë blu, lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike, por edhe me zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa zbriste shkallët, Basha iu përgjigj edhe kritikëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij pas humbjes së opozitës në zgjedhje: “Beteja do të vijojë deri në fitore”.
Partia Demokratike ka denoncuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si një proces i parregullt dhe me plot shkelje. Shitblerja e votës, presioni ndaj qytetarëve, përdorimi i aseteve publike dhe dalja e të dhënave personale të qytetarëve, janë disa nga provat që demokratët kanë gati tashmë.
Sakaq, në daljen e parë për mediat, pas numërimit të votave për subjektet politike, kryedemokrati Lulzim Basha iuy drejtua me një mesazh qytetarëve shqiptarë, duke deklaruar se, “beteja sapo ka filluar”.