Kryesore
Shqipëria është shtëpia jonë dhe jo një parti politike që duhet të brohorasim për lidera apo karrige!
Kane kaluar dite qe nga maratona e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi e transmetuar nga shume televizione te ndryshme.
Disa raportojne live, disa komentojne me statuset e tyre ne FB dhe disa shajne, fyejne apo dhe perleshen me njeri tjetrin.
Nuk mund te rrija dot pa bere nje thirrje si nje qytetare e ketij vendi. Kam lexuar shume statuse, shume komente, kam pare shume lajme kto dite saqe kam arritur ne nje konkluzion tejet te qarte. Te dashur qytetare te Republikes se Shqiperise, pse duhet te vriteni me njeri tjetrin, qofte me fjale apo me grushte, vetem per disa parti politike ne Shqiperi?
Pse duhet te lartesoni liderin e partive edhe ti dedikoni atyre fjalet me te vyera, sikur te jene Perendi? Pse nuk mendoni njeher qe partite politike, sot jane, neser vijn te tjera? A ja ka vlejtur gjithe ajo sharje, fyerje apo dhe lartesim qe ju i beni liderave? Ne si qytetare te ketij vendi, kemi cdo te drejte per te votuar. E
shte e drejta jone qytetare, ama jo te percahemi, te ndahemi ne dy kampe sikur jemi ne hasmeri me njeri tjetrin. Lerini integrimet ne BE, aeroportet, rruget, etj, po fokusohuni te sillemi si qytetare qe i ka hije ketij vendi.
Po nuk u bashkuam si nje popull i vetem, mos te kemi hasmeri, mos te kemi urrejtje dhe mllef, sepse kte duan kto parti politike, percarje. Ju lutem, ju lutem, edhe njeher, mos lartesoni liderin por informohuni per ideologjine e partive politike, programin qe ajo ka dhe gjithe zhvillimin politik ne vend.
Nje si vend i vogel, me nje demokraci akoma ne zhvillim e siper jemi kaq mbrapa, jo vetem me procesin e numerimit por edhe nga shume individe qe akoma “duan” liderin, akoma dalin e bertasin ne rrjetet sociale per t’i siguruar karriget dhe imunitet ketyre liderave dhe nuk ju intereson aspak mireqenia dhe e ardhmja e ketij vendi. Shqiperia eshte shtepia jone dhe jo nje parti politike qe duhet te brohorasim per lidera apo karrige!