Lidhu me ne

Kryesore

Andi Bushati: Nuk fitoi Rilindja, na grabiti makineria shtetërore

Ditën e sotme, drejtuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Urszula Gacek bëri një deklaratë të fortë, kur tha se shqetësimi kryesor në këto zgjedhje ishte fakti se partia në pushtet dhe shteti ishin bërë një. Rreziku i partisë-shtet duket se ishte më i madhi në këto zgjedhje.

Kështu mendon edhe analisti Andi Bushati, i cili në një koment në Lapsi.al, shkruan se këto zgjedhje nuk u fituan nga PS, por u grabitën nga shteti.

“Këto zgjedhje nuk u fituan nga Rilindja, ato u rrëmbyen nga makineria shtetërore. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më të qarta bëhen faktet se, në 25 prill, në garë ka qenë partia shtet. Jo më kot drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Urszula Gacek foli për “keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore” dhe “qëndrimin e turbullt në kufirin mes partisë dhe shtetit”.

Provat janë tepër të dukshme. Përgjimet për votat që u blenë me anë të legalizimeve të shtëpive, dalja e të dhënave nga bashkia Durrës, që vetëm në muajt e fushatës ka shpërndarë po aq të ardhura sa përgjatë gjithë vitit që shkoi, për ata që humbën shtëpitë nga tërmeti, fakti se Erion Veliaj u kujtua të japë në mars 50 mijë lekëshin e bonusit të bebeve për të cilin nuk ishte kujtuar që prej 2017-ës, shtimi i vendeve të punës në administratën shtetërore dhe nëpër bashki, paratë që u hodhën në fushatë nga kompanitë publike janë vetëm pjesëzat e një pazlli manipulimi teknologjik.

Pra, ndonëse kryesuesja e vëzhguesve të OSBE/ODHIR flet për një kufi të papërcaktueshëm mes shtetit dhe partisë, ai nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e inaugurimeve në shkolla e spitale për të bërë fushatë, në përdorimin e maskave të PS nga anëtarët e kabinetit qeveritar, por me një mendësi totalitare shumë me të strukturuar dhe të thellë,” shkruan Bushati.

Sipas tij, kjo mendësi totalitare u pa qartë në dy raste, te skandali i të dhënave dhe te përplasja e përgjakshme në Elbasan.

“Vetë personalisht si gazetar i Lapsi.al, unë pata mundësi të testoja një organet e reja të dala nga reforma në drejtësi, SPAK-un. Një nga drejtimet kryesore të punës së tij janë dhe krimet zgjedhore. Por kur kjo prokurori speciale u ndesh me njërin prej tyre, zbulimin prej nesh të databazës me vjedhjen e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, kryqtarët e drejtësisë së re nuk guxuan të hetonin as E-Albanian që dyshohej se i kishte nxjerrë ato, as Partinë Socialiste që i kishte në përdorim për të blerë dhe transferuar votën falë patronazhistëve. Si një organ krejtësisht “KAPS” prokuroria speciale u mjaftua të merrej vetëm me ne gazetarët.

Edhe më i rëndë është roli i saj në mosveprimin që solli si pasojë krimin e tmerrshëm të Elbasanit. Ndonëse opozita i kishte denoncuar me emër dhe mbiemër ata që mblidhnin karta dhe blinin vota, SPAK as e vuri ujin në zjarr, e mbajti një javë në sirtar denoncimin dhe pastaj e përcolli në prokurorinë e Elbasanit, ku prokurori ishte në konflikt interesi, pasi qe vëllai i një kandidati të rilindjes. Pikërisht kjo blerje kohe në favor të PS, jo vetëm i la udhë të lirë trafikantëve të votave, por i hapi rrugën edhe një vetëgjyqësie që rezultoi fatale.

Po në këtë ngjarje doli bllof edhe policia e shtetit. Vetë kreu i saj Ardi Veliu, manipuloi personalisht provat duke mashtruar se në vendin e krimit, në Elbasan, nuk u gjetën elementë të vjedhjes së votës si: para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti”.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook