Aktualitet
Përlotet Lulzim Basha në Shkodër
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përlotur gjatë fjalës tejet prekëse të mbesës së pishtarit të demokracisë, Besnik Cekës.
Basha i shoqëruar nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe deputetë të opozitës, duket se është përlotur teksa në podium fliste mbesa e njërit prej të rinjve të vrarë para 25 vitesh, gjatë demonstratës së 2 Prillit të vitit 1991.
Arben Broci, Bujar Bishnaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, u vranë nga forcat e regjimit komunist në protestat e 2 Prillit të vitit 1991 që shpërthyen në Shkodër.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu