Mix
Shikon në ëndërr fustan të bardhë? Dasmë nuk ka, po cili është kuptimi
Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë kur përpiqen të interpretojnë ëndrrat është se supozojnë që ëndrra të caktuara kanë kuptime fikse. Supozojmë se një grua e martuar dhe një e pamartuar panë të njëjtën ëndërr: sikur veshin një fustan nusërie. A ka kuptim që të dyja ëndrrat kanë të njëjtin kuptim?
Tani ç’mund të themi për një person që me padurim dëshiron të martohet dhe një person që nuk është i interesuar për martesë? Si mund të kenë të njëjtin kuptim këto ëndrra edhe nëse kanë të njëjtët elementë?
Me fjalë të tjera, ëndrrat duhet të interpretohen duke u nisur nga momenti në të cilin je në jetë, por edhe nga ajo çfarë dëshiron të bësh, në mënyrë që interpretimi të jetë i saktë. Njerëzit kanë besime të ndryshme në lidhje me ëndrrat, vlera dhe ideale të ndryshme, kështu që nuk ka kuptim që njerëzit të mendojnë se e njëjta ëndërr gjithmonë mund të ketë të njëjtin kuptim.
Tani le të kalojmë në interpretimin aktual të kësaj ëndrre
Shpjegimi i parë logjik për këtë ëndërr është se vërtet dëshiron të martohesh. Nëse është rasti, atëherë ndoshta ky është interpretimi i duhur. Interpretimet e ëndrrave të çojnë të mendosh se ajo që ëndërrojmë ka lidhje të drejtpërdrejtë me atë që duam të bëjmë në jetë.
Kjo është arsyeja e ëndrrës së fustanit të bardhë?
Në disa raste, martesa dhe fustani i bardhë në ëndërr mund të jetë një element simbolik që tregon diçka krejt tjetër. Ëndrrat për martesën mund të përfaqësojnë përkushtimin për atë që do të arrish.
Ëndrra me fustan të bardhë mund të ketë të bëjë me unitetin e suksesshëm të vlerave tuaja mashkullore dhe femërore. Disa njerëz të martuar mund të shqetësohen kur shohin një ëndërr të tillë për shkak se besojnë se janë mashtruar emocionalisht. Arsyeja që njerëzit mendojnë kështu është se nuk e kuptojnë kuptimin simbolik të ëndrrës dhe supozojnë se ëndrra ka kuptim të drejtpërdrejtë.
Kjo ëndërr gjithashtu mund të nënkuptojë pakënaqësi me marrëdhënien tuaj të tanishme, nëse jeni tashmë në një marrëdhënie. Nëse nuk jeni të lumtur në marrëdhënien tuaj të tanishme, atëherë kjo ëndërr mund të nënkuptojë dëshirën e mendjes në nëndërgjegje për të gjetur një marrëdhënie tjetër.