Lidhu me ne

Radar

Komoditeti i “neutralitetit” / Nga Iva Grillo

Nga Iva Grillo

Të gjithë “neutralëve” që sillen si të shqetësuar për cfarë do bëhet me Shqipërinë, tani pas marrjes së mandatit të tretë nga një grupim që ka uzurpuar pothuajse të gjitha institucionet shtetërore (perfshirë sistemin e Drejtësisë), do t’u thoja të njëjtën gjë: dilni përpara pasqyrës dhe hidhini nje sy fytyrës tuaj… mundësisht pa makiazh.

Dil para pasqyrës ti “neutral” që vendose të rrish në shtëpi ditën e votimeve, paçka se ankohesh gjithë ditën, për gjithçka.

Dil para pasqyrës ti “neutral” që më dergon privatisht foto të skandaleve të përditshme, por je shumë buzëhollë për të dalë e votuar, megjithëse lëkura të është bërë zhguall nga abuzimi i pushtetit.

Dil para pasqyrës ti “neutral” që bën sikur zgjedh më të mirin mes listës së kandidatëve të partisë në pushtet duke “harruar” faktin se vota i shkon skuadrës uzurpatore e ky kandidat do të “kullufitet” shume shpejt nga egoja e të njejtit “bajloz” që ka kullufitur plot të tjerë para tij.

Dil para pasqyrës ti “neutral” që tallesh e përqesh çdo lloj “Gjergj Elez Alie” që shfaqet ashtu i dobët e trup-plagë për t‘u përballur me “bajlozin”, i cili do të vijë nje dite në pragun e derës tënde.

Dil para pasqyrës ti “neutral” që nuk ke ngritur kurrë zërin për asgjë me “zarar” por pret që për ty të flasin të tjerët.

Dil para pasqyrës ti “neutral” që jeton në delir, në pritje të një alternative politike “super-natyrore” perfekte, që do të reflektoje natyrën tënde po aq perfekte.

Dil para pasqyrës ti “neutral” që shpenzon muaj të na mbushësh mendjen që të gjitha alternativat janë njëlloj, por momentin e fundit ia fut votën tënde ne xhep pushtetit. E pra ti e ke zgjedhur “më të mirin” tënd.

Ti nuk je neutral ndaj alternativave, ti je tolerant ndaj shtypjes.

E ndërsa ti je i preokupuar me perfeksionizmin e neutralitetin tënd “trendy”, pushteti i ka shtrirë tentakulat e veta edhe për të paktën katër vite të tjerë… katër vite nga jeta jote dhe e fëmijëve të tu.

Koha për të zgjedhur mbaroi! Na e kurse shqetësimin tënd tani!

Çfarë thotë pasqyra o “neutral”: Të pëlqen ajo që shikon?!

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar20 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix20 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix20 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix20 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix21 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix21 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar21 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix21 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook