Aktualitet
Ulet trajtimi financiar për papunësinë. Tani shteti jep vetëm 3 muaj pagesë
Mbështetja publike për të papunët dhe shtresat në nevojë është ulur. Një vendim i datës 9 mars të këtiuj viti, i Këshillit të Ministrave, sanksionon rregulla të reja që në thelb çojnë në uljen e trajtimit financiar për ata që humbasin vendin e punës. “Me një vendim të posaçëm, pagesa e papunësisë është rritur 60%. Kështu nëse më parë, një i papunë përfitonte 6850 lekë në muaj, tani përfiton 11 mijë lekë në muaj. Deri në fund të marsit çdo i papunë, merrte 12 pagesa papunësie, pra një vit me nga 6850 lekë në muaj. Kushti është që personi të vinte nga një marrëdhënie pune që kishte zgjatur të paktën një vit. Po me këtë kusht, sot të papunëve u lind e drejta të marrin 3 rroga papunësie me nga 11 mije lekë, pra gjithësej 33 mijë lekë. Kjo është një vlerë gati tre herë më e ulët se përfitimi i mëparshëm, pasi përfitimi nga pagesa e papunësisë në një vit ishte 88 mijë lekë, ndërsa me rregullat e reja është vetëm 33 mijë lekë në vit”, raporton “AbcNews”. Rwnie ka regjistruar edhe trajtimi me ndihmw sociale. Në nivel përqindjeje vitin e kaluar u regjistruan 2.6% më pak, ose 2100 familje, por nuk dihet sa lidhet kjo me punësimin, apo rregullat e reja. Në çdo rast këto politika dëshmojnë krizën që ka mbërthyer vendin dhe një lloj stanjacioni që po e mban pezull vendin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu