Kryesore
Në fushatë sulmonte rivalin për pakujdesi ndaj Covidit, në fitore Rama i mbledh njerëzit afër e afër (Fotot)
Kryeministri Edi Rama në raport me respektimin e rregullave anti-covid gjatë fushatës ka përdorur standard tjetër ndërsa në fjalimi e fitores u duk sikur Covid-19 nuk ekziston.
Të mbledhur në sheshin Skënderbej, socialistët nuk pyetën as për masat dhe as për Covid-19.
Të rreshtuar përballë liderit të tyre pa paska dhe të shkujdesur, socialistët nuk u distancuan nga njëri-tjetri.
Madje në fjalimin e fitores u pa edhe drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli.
Gjatë fushatës, Rama atakonte shpesh opozitën se nuk pyeste për masat anti-covid dhe po sëmurte njerëzit e mbledhur rreth Lulzim Bashës.
Me fitoren e mandatit të tretë Rama harroi Covidin dhe masat dhe i mblodhi të tijët pa distancë e maska.