Aktualitet
Tërbohet nga inati vajza në Tiranë. Spërkat me benzinë 4 makinat dhe u vë flakën
Tërbohet nga inati vajza në Tiranë dhe u vë flakën 4 makinave. Vajza hakmarrëse spërkati me benzinë 4 automjetet, 2 prej të cilave u dogjën totalisht.
Por vajza është arrestuar. Bëhet fjalë për Desara Mançellarin.
Makinat janë në pronësi të 56-vjeçarit me iniciale V.P. Policia ka marrë denoncimin dhe zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje.
Vazhdojnë hetimet për të kuptuar shkakun e vertetë, si dhe do të merret dëshmia e autores së dyshuar.Paraprakisht mësohet se Mançellari ka patur një konflikt me djalin e pronarit të automjeteve. Identifikimi i Mançellarit u bë nga kamerat e sigurisë që kishin filmuar të gjithë skenën.
DEKLARATA E PLOTE E POLICISE:
Më datë 01.04.2016, në orët e para të mëngjesit (rreth një orë pas mesnatës) në rrugën “Kokonozi”, ka rënë zjarr ku janë përfshirë katër mjete.
Automjetet tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamioncinë, automjete në pronësi të shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit automjeti tip “Audi” dhe mjeti “Rulotë”, janë shkatërruar plotësisht.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me ekspertët e MZSH-së .
Nga veprimet e para proçeduriale, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ka qënë i qëllimshëm dhe ka rezultuar se është spërkatur me benzinë fillimisht njëri nga mjetet.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar pamjet filmike të momentit kur është vënë zjarri duke arritur të mundësohet identifikimi i autores së dyshuar.
Pas identifikimit është bërë ndalimi i shtetases:
– Desara Mancellari, 23 vjeç, banuese në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshjet e saj në momentin që ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
Dyshohet se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases Desara Mancellari me djalin e shtetasit V. P.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë për veprën penale: “Shkaterrim pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu