Kryesore
Mark Marku: Këto zgjedhje janë më të pistat në historinë e Shqipërisë
Kandidati për deputet i PD, Mark Marku, në një intervistë për procesin zgjedhor në Lezhë, insiston se në këto zgjedhje janë shpërndarë shumë para, dhe mandatët janë fituar vetëm me blerje vote.
Edhe pse PD fitoi në këtë qark, Marku, akuzon mazhorancën se ka blerë masivisht vota.
“Kemi arritur një fitore jo të mirë, por shumë të mirë sepse ne vetëm për 2 mijë vota nuk kemi fituar mandatin e pestë, kjo gjë në Lezhë nuk është arritur qysh nga 2009. Unë mendoj që këto zgjedhje janë më të pistat në historinë e Shqipërisë, qeveria ka përmbytur Shqipërinë me para të pista për të blerë botën e shqiptarëve. Nëse njihen këto zgjedhje nga komuniteti ndërkombëtar, do të jetë dëshmi që këtë vend kanë vendosur ta lënë në dorën e krimit. Kanë fituar mandate vetëm me blerje vote. Janë shpërndarë shumë para në këto zgjedhje, 500 euro nëpër familje. Janë blerë votat në mënyrë masive, me paratë e korrupsionit”,- shprehet Marku.