Kryesore
Klodian Tomorri – Edi Rama i mundi të gjithë
Nga Klodian Tomorri
Se pari, theu tabune e mandatit te trete, qe nuk e kishte thyer askush ne Shqiperine postkomuniste.
Se dyti, mundi opoziten e veshur me stof izraelit ne mocalin e madh shqiptar. Kur ne media publikoheshin faktet e skandaleve flagrante te qeverise ne ditet e fushates si Becchetti apo ai i te dhenave, keshilltaret izraelitet e keshillonin opoziten te heshte dhe te mos shfokusohej nga mesazhi. Madje, te dielen ne darke pas mbylljes se kutive, kercenin ne tavolinat e opozites duke festuar fitoren.
Se treti, mundi te gjithe ate vargun e madh te partive mediokre qe ju bashkangjiten opozites si shushunja. Ato nuk kane vota, por duan te hane pushtet me votat e te tjereve.
Se katerti, na mundi ne qe flasim lart e poshte neper studio, portale apo rrjetet sociale per regjimin oligarkik dhe korrupsionin e ngritur ne sistem. Qytetaret ne Shqiperi mendokan ndryshe.
Se pesti, Edi Rama ka mundur dhe fatin. Ky eshte nje nder kryeministrat e pakte ne planet, qe eshte rikonfirmuar ne detyre gjate pandemise. Eshte dhe njeri qe bredh me biciklete atje ne Hollande, por ai 20 per qind te votave ka dhe ka mbledhur nja 30 parti aty qe qeveris.
Ky i mundi te gjithe, por tani rreziku eshte per te gjithe. Sigurisht qe ne mendatin e trete, Shqiperia do te kete nje qeverisje shume me arrogante se ajo qe kishte ne kater vitet e fundit. Rreziku eshte qe do te kete me shume ngjarje si ajo e teatrit, me shume ligje si ai i aeroportit, Fushes dhe te tjere.
Por rreziku me i madh eshte mesazhi qe percjell ky rezultat. Ne Shqiperi mund te qeverisesh keq, mund te jesh arrogant dhe prape te votohesh.
Tani, e vetmja mbrojtje ndaj gjithe ketyre rreziqeve eshte opozita. Rreziku i demotivimit opozitar pas humbjes eshte i madh. Por Shqiperia ka nevoje qe te kete nje opozite te forte ne parlament, dhe opozita ka detyrimin te mbroje fort interesin publik pertej cdo pazari. Ndryshe revanshi i qeverise do te jete i papermbajtshem.