Lidhu me ne

Kioske

32 mijë shqiptarë votuan Tom Doshin që SHBA e ka futur në listën e zezë


Nga Enver Robelli

Kështu po u pëlqen jo pak shqiptarëve: mijëra vota (rreth 32 mijë) për një politikan që SHBA-të e kanë futur në listë të zezë që më 2015 dhe Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë thirrje të mos kandidojë. Edhe në Kosovë plot politikanë që gjenden në lista të zeza amerikane kanë marrë mijëra vota. Pastaj shumë shqiptarë ankohen se shkelësit e ligjit po e bëjnë politikën.

Po, pra, po e bëjnë me votat tuaja. Në botën e bagëtive vlen kjo maksimë: vetëm lopët më budallaqe i zgjedhin vetë kasapët e tyre. Pse së paku bota njerëzore s’nxjerr mësim nga këto përvoja nga bota e bagëtive? Për aq kohë sa shoqëria shqiptare s’gjen forcë të prodhojë një alternativë të re politike, serioze, të pastër, Shqipëria do të mbesë peng i dy “partive të mëdha” dhe bishtave të tyre që i prodhon sistemi korruptiv.

Blerja e votave, keqpërdorimi i të dhënave të qytetarëve nga pushteti, ndryshimet arbitrare kushtetuese, tallja me qytetarë, vrasjet për motive politike, mobilizimi i bandave nga të gjitha partitë, janë shenja të qarta që agonia do të vazhdojë. Dhe shqiptarët do të ankohen ose largohen nga vendi. Ata që mbesin, do rezignojnë, krahas atyre që fitoren e kremtojnë për tarafin e tyre politik. Sepse, po, pushteti sjell edhe favore. E favoret e paligjshme janë baza e kapjes së shtetit. Por ekziston një adresë për t’u ankuar: voto politikanë të listave të zeza paradite dhe pasdite shko ankohu te Ambasada amerikane. Vend çudirash! Vend me opozitë me kredibilitet të ulët.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook