Kioske
Spielberg, film për Kosovën
Steven Spielberg do të realizojë një film mbi Kosovën dhe konfliktin e saj të vitit 1999. Lajmi bëhet i ditur nga “Koha Ditore” e cila shkruan në numrin e sotshëm se nga komunikimi me “Amblin Entertainment”, kompanisë filmike të Spielbergut, është konfirmuar ky projekt. “Kosova është një rrëfim sa i ndërlikuar, aq edhe i thjeshtë. Ka të bëjë me një popull të shtypur që kërkon lirinë, dhe ajo kërkohet edhe me armë edhe me diplomaci. Por, nën këtë fasadë botërisht të njohur fshihet edhe rrëfimi për rivalitetin në mesin e vet çlirimtarëve, të cilët, secili në mënyrën e vet, i dhanë karakterin e ndërlikuar përpjekjes së Kosovës për çlirim nga Serbia”, tha Jasmine Madatian, nga “Amblin Partners”, kompani ëmë e “Amblin Entertainment”. Filmi do të japë një panoramë të brendshme të raporteve politike dhe njerëzore në Kosovë, më shumë sesa një rrëfim kronologjik të konfliktit. Sipas KD-së, filmi do të trajtojë raportin mes luftëtarëve dhe pacifistëve të LDK-së, që me gjasë është edhe një nga aspektet më të veçanta të rastit të Kosovës. “Rrëfimi për marrëdhënien e ndërlikuar mes luftëtarëve shqiptarë të Kosovës në kërkim të pavarësisë nga Serbia, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe rivalëve të tyre pacifistë, Lidhjes Demokratike, do të jetë tema e filmit të radhës së regjisorit të famshëm, Steven Spielberg”, shkruan “Koha Ditore”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu