Aktualitet
Vendimi i “AMA” për heqjen e licensave, e pëson 1 televizion dhe 12 operatorë kabllorë
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar në mbledhjen e sotme heqjen e licensave/autorizimeve për 5 televizione dhe operatorë kabllorë në vend, ndërsa ka bërë të pavlefshme licensat për 8 të tjera.
Është vetë “AMA” që bën të ditur lajmin, ndërsa thekson se shkak është bërë moszbatueshmëria e ligjit për shlyerjen e detyrimeve financiare.
“Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit të datës 30 Mars 2016 miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për pesë ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për tetë subjekte të tjera. Autoriteti Mediave Audiovizve edhe në mbledhjet pasuese, do të vijojë me shqyrtimin dhe marrjen e masave për të gjithë OSHMA-të debitore, duke kërkuar rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për zbatueshmërinë e ligjit në drejtim të shlyerjeve të detyrimeve financiare brenda afateve ligjore të parashikuara”, thuhet në njoftim.
Televizionit satelitor “Alsat” i është hequr licensa, si dhe kabllorëve “Veleçiku”, “Bajrami”, “Sky Digital” dhe “Apollnet”. Ndërkohë janë pezulluar licensat për operatorët kabllorë “Tv 2A”, “Tv 7”, “Tv 11”, “Tv Kabllor Kombi”, “Cable Albania Shkodër”, “Tv Era”, “Tv Përmeti” dhe “Cable Albania Kombi”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu