Gatime
Vlerat e finokut / PSE DUHET KONSUMUAR FINOKU?
Finoku sigurisht që ka vlera ushqimore, por më shumë përdoret për efektet e tij mjekësore. Përmban shumë proteina dhe masë fibroze; e pasur në vitamina “C” dhe “E” si dhe dallohet për praninë e madhe të përmbajtjes minerale.Finoku në trajtë kripërash veçohet për substancat minerale të elementeve Na, Ca, Ka, Mg etj.Finoku përdoret për t’u dhënë shije sallatave, por mund të konsumohet fare mirë edhe thjesht me vaj e kripë.Për një kohë të gjatë, farat e finokut janë konsideruar “pak të vlefshme” dhe u desh kohë e gjatë që të konceptohej vlera specifike aromatike e përdorimit të finokut në shumë ushqime.
Me farat e finokut mund të bëhet çaj i mrekullueshëm aromatik, duke marrë një lugë kafeje me fara finoku të shtypura mirë dhe të hedhura në ujin që valon për dhjetë minuta në një xhezve. Më pas lihet të ftohet e filtrohet lëngu.Nga farat nxirret një esencë me shije shumë të pëlqyeshme, që dikur përdorej gjerësisht për të maskuar shijet e rënda të një sërë ushqimesh ose të barërave mjekësore.Për shekuj me radhë, vajrat e farave të finokut janë përdorur edhe si nxitës për të hapur oreksin. Por ato shfrytëzohen ende edhe si digjestivë apo për lehtësimin dhe rregullimin e gjendjes së gazrave që formohen në zorrë, një veprim ky që lidhet me vajrat që përmban. Ato nxisin mukozën e stomakut, duke rritur lëvizshmërinë e pareteve.
Finoku mund të përdoret edhe për spazmat intestinale dhe të shkuarat e barkut të fëmijëve.Gjithashtu, mundësia e trajtimit të gjendjeve inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes ka bërë që finoku të konsiderohet me veprim efikas për format e ndryshme të katarit dhe kollën. Si qetësues i mrekullueshëm për kollën, falë të tilla veçorive antiseptike, finoku kufizon agjentët e jashtëm patogjenë.Ziejmë ujin në zjarr me një xhezve, duke hedhur gjethe finoku të grira sa të kapin gishtat. I lemë për rreth 10 minuta në zierje. Masa vendoset në një enë të vogël, nga ku mund të marrim frymë duke thithur avujt.
Nëse ke infeksion të qepallave të syve, atë mund ta lehtësosh me anën e gjetheve të ziera të finokut, masa e qulltë e të cilave vendoset mbi qepallat, sigurisht pasi të jetë lenë për t’u ftohur disa minuta në qetësi. Nuk duhet harruar se veprimi antimikrobik i finokut shfaqet kundër një numri të konsiderueshëm bakteresh, si stafilokoku dhe E. coli. Finoku këshillohet në përdorimet e humbjes së peshës për përmbajtjen e tij të ulët kalorike.
Ai duhet marrë seriozisht për efektivitetin e tij për rënien në peshë.Ka forma dhe modalitete të ndrys¬hme përdorimi:Grihen mirë gjethet në frulator, duke shtuar ujë pak nga pak. Mund të konsumosh prej kësaj mase një gotë në ditë. Mund të veprosh ndryshe e kësisoj mund të pihet një gotë çaj finoku dhe ka të njëjtin veprim tretës.