Aktualitet
Sulmi i prokurorisë mbi lapsi.al/ Lubonja: Skandal! Goditet gazetaria dhe jo patronazhistët
Analisti Fatos Lubonja ka folur për përdorimin e të dhënave personale, duke e cilësuar atë si një skandal. Ai thotë se Prokuroria po “godet” gazetarinë që nxori skandalin dhe jo PS-në.
“Për të dhënat personale që është një skandal, Prokuroria shkon te dera e lapsit dhe nuk kap patronazhistët, në lidhje me skandalin e të dhënave. Provat janë aty. Të hetojë Prokuroria. Në vend se Prokuroria të hetojë patronazhistët, i hyn gazetarisë. Si mos presësh në këto kushte, të mos ketë tension”, – u shpreh Lubonja që foli edhe për krijimin e partive të reja.
“Më 2013, kur kam mbështetur rotacionin, kam thënë se duhej frenuar autoritarizmi i Berishës në atë kohë dhe kam dashur që shqiptarët të shohin se dhe Rama është pjesë e të njëjtit sistem e të ngriheshin parti të reja. Jam skeptik për forcat e reja. Idealisht i dua, por në mënyrë praktike, e shoh të vështirë. Duhet bashkim i opozitës që të frenojmë autoritarizmin e maxhorancës” – tha Lubonja në News 24.