Sport
Lëmë pas vetëm Hungarinë
Që Shqipëria “e vogël” nuk bën pjesë në listën e skuadrave pretendente për të fituar Europianin francez, kjo është e ditur megjithëse dëshira dhe vullneti i drejtuesve, futbollistëve të Kombëtares dhe tifozëve është të realizojnë surprizën më të madhe të mundshme.
Sigurisht, objektivi i parë është kalimi i grupit dhe shorti nuk ka qenë fort bujar duke na vendosur përballë skuadrave të forta si Franca organizatore, Zvicrën “e shqiptarëve” dhe Rumanisë më të mirë që prej kohës së Haxhit, që në vitet ’90 u quajt edhe “Maradona i Ballkanit”.
Por ku qëndrojnë mundësitë e “Kuqezinjve” për të fituar Euro 2016 në listën me 24 skuadra pjesëmarrëse? Sipas britanikës “The Telegraph” të parafundit.
Shqipëria renditet e 23, duke lënë pas vetëm Hungarinë. Prestigjiozja britanike shkruan në përshkrimin përkatës: “Çfarë mund të themi ndonjë gjë që nuk është thënë për Shqipërinë? Nuk ka ngelur shumë. Humbi 2-1 në miqësoren me Austrinë dhe u pa se nuk janë edhe aq “specialë”. (Le t’u provojmë të kundërtën).
Sa u takon pretendentëve, në pesë vendet e para renditja është si më poshtë:
5- Belgjika
4- Anglia
3- Spanja
2- Franca
1-Gjermania
Ndër “të mëdhatë” e tjera, Italia renditet e 6-ta, Portugalia e Ronaldos e 10-ta, ndërsa Turqia që eliminoi Holandën kuotohet shumë poshtë; e 20-ta.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu