Lidhu me ne

Kioske

“Ore dhe pas 8 vitesh, përsëri fajin e ka Saliu?!”

Artur Zheji: Tre shkallët e rënies së fushatës së Marshallit (Ramës)

“Ebrenjtë” e Marshallit me siguri janë në hall të madh me këtë Fushatë Zgjedhore të kësajhershme, sepse, sivëllezërit e tyre, që thuhet se punojnë për Bashën, janë të të njejtit brumë!

Ebrenj pra, sundues të shkretëtirës së shndërruar në parajsë, për të mos thënë dhe për të mos hamendësuar më shumë!

Shumë të mençur dhe mendjehollë edhe ata! E pra të dyja palët, pushteti dhe opozita, janë në një ekuilibër të plotë këshillimesh…

Mirëpo, jo të dyja “shtabet ebraike”, me sa do të rrëfejmë më poshtë, duket se nuk janë njësoj të kënaqura dhe nuk janë njësoj, në humor të mirë.

Sepse kuptohet, se ata, strategjistët, janë ca timonierë “anijesh”, që lundrojnë duke ndjekur rrymat përshpejtuese të ujit dhe erën e mbarë, që fryn apo nuk fryn, në velat e klientit të tyre kryeministror.

Sepse përshembull, kur nuk ka erë që të shtyjë velën përpara, apo rryma të nënujshme që të fusin në kurth kundërtshtarin, atëhere, edhe strategjisti më i mirë, edhe nga Telavivi qoftë, detyrohet të ngrejë duart lart, derëziu këshilltar. Sepse erë të mbarë, nuk qëllon të ketë, që të fryjë për Marshallin, sepse frymë dhe entuziazëm nuk ka, për ambicien shumë mandatëshe të kryeministrit tonë, të pangopur me pushtet dhe me pushtete të pasosura, të të gjitha llojeve!

E pra, duke harxhuar një para të pafundme në sondazhe mbas sondazhesh, të përmuajshme apo dhe të përjavshme, llogaritjet dalin gjithmonë e më të ngushta: sepse Opozita, e grupuar kështu si është, nga Qendra e majtë, drejt të djathtës, fiton dhe përthith ditë pas dite, gjithmonë e më shumë vota, duke i shtuar turbullirë, turbullirës së Marshallit.

Atëhere “ebrenjtë e mençur”, kanë vënë në punë një strategji më të ashpër, shumë dinamike (për hir të së vërtetës), por edhe shumë të dëshpëruar duke ndjekur parimin: Sulmi është mbrojtja më e mirë! (kur shkohet drejt humbjes, kuptohet, në pritje të një mrekullie…)

Kështu u përpilua Faza e Parë: “Negativiste!”

Sharje, fyerje, marrjenëpërgojë, gëlbazim, përbaltje dhe denoncim të bërash dhe të pabërash për Opozitën!

360gradë sharje, pa Din dhe Iman! Mbi dhe nën brez! Sa të hajë goja dhe zorrëpërzierja e shpirtrave të helmuar nga frika e humbjes!

Në të djeshmen, në të sotmen dhe në të ardhmen e saj, sipas këshillave dhe ndihmës së disa gëlbazistëve të njohur të qytetit tonë!

(Kjo u vendos, kuptohet, duke njohur aftësitë e Marshallit [Ramës], për gojështhurje të papërmbajtëshme dhe shpërthyese, të dhëna baritonale të admirueshme në shfryrjen e ujëvarës së vrerit, si edhe, gazërimin dhe gëzimin që Ay, Marshalli-Klienti, shijon tek ngjiz fyerje të rënda, dhe sa më të rënda, aq më gëzim Ay, ndjen e shijon…

(kështu duket se vendosën, me dhimbje mjekrroshët e mençur ebrenj)

Dhe përfundimi ishte i pritshëm dhe pa asnjë çudi!

Negativizmi prodhoi rënie të mëtejshme dhe largim të votuesit gri!

Atëhere, mjeshtrat përpiluan sa hap e mbyll sytë, në zjarr të Fushatës, Inboxin 2 (kutia e mesazheve boshtore që duhet të parashtrojë Shefi i Fushatës, domethënë Ay, Marshalli [Rama])

Faza e Dytë: “Shënjestër Sali Berisha dhe Ilir Meta, Basha nuk preket…”

Qëllimi 1: Tërheqja në kurthe emocionale e Metës dhe e Berishës, krijimi i përshtypjes në popullin votues, që Marshalli po përleshet i vetëm, me dy bajlozat, Meta dhe Berisha.

Qëllimi 2: Krijimi i përshtypjes se, Basha ha bukë veç dhe një ditë mund të hajë bukë urtësisht edhe në një çanak me Marshallin. Mirëpo mjerisht, edhe kjo Fazë e Dytë (e dinin mjekroshat por nuk kishin rrugëdalje) solli zero sukses, përkundrazi, u kthye në bumerang.

Se mileti zuri të mërmëriste:

“Ore dhe pas 8 vitesh, përsëri fajin e ka Saliu?!”

E kështu, mes gjithë gëlbazërimeve të bollshme dhe të neveritëshme, përsëri edhe kjo strategji polli një Dështim! (pavarësisht gëlbazërimeve të përforcuara nga mjaft rrogëtarë të mirëpaguar dhe të talentuar gëlbazërues)

Tani që shkruajmë, 9 ditë para votimit, nga gjelltorja e strategjistëve hallemëdhenj, sapo doli:

Faza e Tretë. “Diversion masiv! Shprehje e hapur ofertuese bashkëqeverisëse për Lulëzim Bashën! Me plot “dashuri” dhe shkelje syri!”

Qëllimi: “Çoroditje e zgjedhësve të qendrës së Djathtë, përçarje e Opozitës, mbjellje e përgjithshme “Mosbesimi”, sipas parimit: “Në Shqipëri, sot blihet dhe shitet gjithshka!”

Por në këtë Fazë, ndryshe nga çfarë pritej (gjykuar nga talenti virtuoz i vitit 2017), Marshalli nuk po shkëlqen, ndonëse po imiton edhe Lulin, duke luajtur në disa emisione TV, “djalin e mirë” të qytetit tonë të ndotur.

Megjithatë kanë mbetur pak ditë, nuk kemi përse të parashikojmë! Spektakli vijon…

MË TEPËR

Mix23 minuta më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore3 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix4 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix8 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar8 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix8 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix8 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar8 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar8 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Facebook