Kryesore
1.2 miliard lekë për zyrën e “Saje qorrit”
“Hajdutet e shtetit lajnë menderen me paratë qe u vjedhin shqiptareve! Per orendi dhe mobilim te zyres se Saje qorrit shpallet tenderi me 1 miliarde e 228 milione leke!!!”. Kështu e nis një denoncim në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij dje u botua dokumenti i Ministrise se Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve te Perqendruara, me te cilin shpallet tenderi per “blerje orendish dhe pajisje per mobilim zyrash”, me nje fond limit 128 113 807 lek shifer kjo stratosferike e padegjuar deri me sot ne shpenzimet e kolltukofageve.
“Me këtë shumë mund te ndertohen se paku 3 shkolla 9 vjecare apo 4 qendra moderne shendetesore. Nje shume e tille nuk eshte shpenzuar per pajisje dhe mobilim zyrash ne 8 vite te qeverise se PD te marra se bashku.
Kesaj i thone se, hajdutet e shtetit lajne menderen me parate qe u vjedhin takspaguesve shqiptare perfshi atyre qe nuk kane tre vakte ushqim por qe per çdo kafshate paguajne TVSH njelloj sa kryeministri, ministrat dhe Koçot e tij. Ju bej thirrje qytetareve shqiptar qe te ngrihemi dhe ti shkulim sa me pare nga kolltuqet e krimit Edi Ramen dhe hajdutet e tij te shtetit”– shkruan Berisha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu