Lidhu me ne

Radar

10 pyetjet më të zakonshme rreth agjërimit

10 pyetjet më të zakonshme rreth agjërimit

Jetojmë në një shoqëri multi-kulturore. Myslimanët gjatë agjërimit përballen me shumë pyetje nga miqtë e tyre që nuk janë mysliman. Ja disa pyetje që shtrohen më shpesh.

  1. Pse agjërohet?

“Ramazani është një nga pesë shtyllat e Islamit. Kjo shumë lehtë mund të shpjegohet në këtë mënyrë. Sipas kuptimit metaforik, agjërimi është ‘varfëri e detyruar’, me qëllim për të vendosur barazinë mes njerëzve duke, refuzuar ushqim, pije dhe kënaqësi trupore.”

  1. Edhe ujë nuk pihet gjatë agjërimit? Po kafe? As cigare nuk mund të përdorësh dhe çamçakëz?

“Po, nuk pihet as ujë, as kafe. Sigurisht edhe duhanpirësit më të mëdhenj gjatë agjërimit eliminojnë vesin e tyre. Agjërimi zgjat nga agimi (Imsaku) e deri në perëndim të diellit (Iftar). 

Për Iftar duhet pasur kujdes që të mos teprohet me ushqim, rekomandohet të konsumohet më pak por më shpesh. Pasi të përfundoj Iftari sigurisht vjen çaji ose kafeja, secili sipas dëshirës së vet. Gjatë verës kur periudha mes Iftarit dhe Syfirit është shumë e shkurtër prej rreth pesë orë duhet pasur kujdes që të mos konsumohet shumë me qëllim që të mund të hani në Syfir…”.

  1. A është vështirë të agjërosh? Jetojmë në mjedise të përziera, a është vështirë të shohësh të tjerët duke ngrënë?

“Pyetja më e vështir për tu përgjigjur. Njeriu përmes agjërimit duhet ta pastrojë shpirtin e tij nga instinktet e kafshëve dhe robërimi i pasioneve. Të kontrollojë instinktet. A është kjo e lehtë, vlerësojeni vetë.

A është vështirë të shihni të tjerët duke ngrënë ushqim, mendoj se jo. Nëse ke ndërmend të agjërosh aspak nuk të shkon mendja të hash ushqim…”.

  1. Në mbrëmje zgjoheni për të ngrënë ushqim, a nuk mund të hani para se të fleni dhe çfarë konsumohet më shumë në Syfir?

 “Po, Syfiri hahet gjatë natës. Në Syfir nuk duhet të konsumohen racione të shumta, përkundrazi duhet të bëni zgjedhje të zgjuar të asaj që konsumoni duke shmangur volumin e ushqimit. I’a një shembull modest për një Syfir të shpejtë dhe me shumë kalori: bukë integrale, djathë, banane, urma, bajame, ujë, jogurt, vezë, fruta, mjaltë…Nuk duhet të konsumohet shumë kafe, çaj, ushqim I kripur dhe I skuqur me qëllim që më lehtë ta kalojnë ditën e nesërme!”.

  1. Çfarë konsumoni në Iftar dhe a ju vijnë miq?

“Për Iftar konsumohet çdo gjë, nuk ka kufizime. Miqtë sigurisht se janë të mirëseardhur ndërsa vlera e përgatitjes së Iftarit nga ai që ofron Iftar është shumë e madhe. I dërguari I Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ‘Kush përgatit Iftar për agjërues do të ketë të njëjtin shpërblim si agjëruesi me atë që agjëruesit nuk do t’i reduktohet shpërblimi i tij’.

  1. A janë rregullat e agjërimit të njëjta kudo? A agjërojnë të gjithë myslimanët në mënyrë të njëjtë dhe pse çdo vit agjërohet në kohë të ndryshme?

“Sigurisht pasi Ramazani është një nga shtyllat e Islamit dhe obligim i çdo myslimani prandaj edhe rregullat janë të njëjta kudo dhe të pandryshueshme. Agjërohet në periudha të ndryshme kohore sepse muaji Ramazan lëviz 10 ditë përpara për shkak të kalendarit hënor”.

  1. Kush duhet të agjëroj?

-mysliman

-i moshës madhore

-i arsyeshëm

-i shëndetshëm

-Personi që nuk udhëton

-gruaja kur nuk është në ciklin menstrual

  1. Kush ka të drejtë të mos agjëroj?

-I sëmuri

-udhëtari

–I moshuari apo e moshuara që nuk janë në gjendje të agjërojnë (për çdo ditë të humbur domosdoshmërish duhet ushqyer një I varfër)

–I sëmuri, shërimi I të cilit nuk pritet apo ka status të një të moshuari që nuk është I aftë të agjërojë

-shtatzënat dhe gratë që japin gji fëmijëve

  1. A ndihmohen të varfërit gjatë Ramazanit dhe si?

“Po. Sadekatu’l-Fitr është obligim material me të cilin Islami i inkurajon myslimanët të kujdesen për të varfëritë. Çdo mysliman në fund të Ramazanit është i detyruar të ndajë (përafërsisht 3 kg) ushqim për t’ua ndarë të varfërve, që edhe ata pas një muaj agjërim së bashku me të pasurit të gëzohen gjatë festës së Bajramit”.

  1. A është i lehtë kthimi në jetën normale apo mund të ndodhi që të teprohet me ushqim, për të kompensuar të humburën?

“Kthimi në jetën normale nuk paraqet problem pasi konsumohet aq sa duhet. Asgjë nuk humbet sepse gjithçka kompensohet mes Iftarit dhe Syfirit. Por problem i vetëm është se para jush është festa e Bajramit. Sigurisht duhet të keni kujdes të mos e teproni me bakllava. Kjo sigurisht vlen edhe kur jeni në jetën normale”.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook