Lidhu me ne

Kioske

Pse ambasadorja Kim, nuk është keqkuptuar

Nga Artur Zheji

Fjalët që tha, gjërazi dhe në një sintaksë perfekte, ambasadorja simpatike Kim, shkaktuan një tërmet të nëndheshëm, te Shumica që aktualisht na qeveris. Sepse ata, “Shumica” e sotme e përkohshme, kur zbresin në popull dhe “off record” u thonë njerëzve se: “Amerikanët janë me ne! Prandaj ne do fitojmë, sepse nuk pyesin ata për ndonjë të inkriminuar aty- këtu, janë pragmatistë ata!
U vendos kështu në lëvizje një makineri e madhe influencash, qarjesh dhe ankesash, një makineri psherëtimash dhe ulërimash të mbytura protestash, sidomos se përse, zonja Kim, vendosi në ligjëratë të drejtë “nevojën për ndryshim…”
Në të vërtetë, pavarësisht nga komentet e mëpastajme, Kim, ishte e qartë dhe formuloi një sintaksë mendimi, të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë të shkollës anglo-saksone të komunikimit.
“Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti.”
Një e folur e pakeqkuptueshme! Pa fjongo dhe pa ngjyrime të tepërta, si përdorim shpesh ne këndej, sipas kodit “bizantin” të komunikimit: “domethënë të thënit e një gjëje krejt tjetër nga ajo që mendoj…”
Ja kështu pra, kësaj Shumice të përkohëshme, ju rrëzua edhe “miti” që paskan “mbështetjen e pakushtëzuar” amerikane…
Sepse, siç më thosh shpesh e lumnueshmja Gjyshja jeme:
“Çdo gja këputet për së holli, zullumi, këputet për së trashi…”
Flm zonja Kim!
Kush ka veshë dëgjon, kush ka sy shikon!
Thanks a lot!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook