Lidhu me ne

Kioske

Pas vitit 2013, vetëm 340 km rrugë të ndërtuar nga qeveria Rama

Nga Exit News 

Bie vëmendja për rrugët pas vitit 2013, vetëm 340 km të ndërtuar nga qeveria Rama

Investimet në infrastukturën rrugore nuk janë pjesë e fushatave elekorale të partive kryesore. Opozita nuk i ka përmendur, ndërsa kryeministri Rama duket i tërhequr më shumë pas projekteve të porteve dhe aeroportëve.

Gjatë emisionit “Me Pak Fjalë” u dha një panoramë se si ka ndryshuar investimi në infrastukturën rrugore në Shqipëri.

Gjatë viteve 1997-2002, u bënë një sërë rrugësh përfshi Tiranë – Durrës, Durrës–Lushnjë, Librazhd– Qafëthanë, etj.

Megjithatë, rrugët do të bëheshin prioritet kombëtar gjatë qeverisjes së PD.

Buxheti i qeverisë Berisha gjatë 8 viteve për infrastukturën rrugore ishte mbi 306 miliardë lekë, rreth 2,3 miliardë euro.

Gjithësej u ndërtuan rreth 2 mijë kilometra rrugë kombëtare ndër të cilat, tre krijuan përfitime të mëdha kombëtare: Milot-Morinë dhe tuneli i Kalimashit, Elbasan-Tiranë dhe tuneli i Krrabës dhe autostrada Levan-Vlorë.

Pas vitit 2013, vëmendja e buxhetit të shtetit për rrugët ra. Buxheti i qeverisë Rama për rrugët ka qenë rreth 164 miliardë lekë ose 1,3 miliardë euro.

Nga 2014 – 2020 janë ndërtuar vetëm 340 km rrugë ku dallohen: Përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan dhe by-passi i Fierit.

Me një buxhet sa gjysma e 8 viteve më parë janë ndërtuar rreth 6.5 herë më pak kilometra rrugë kombëtare.

Strategjia e kryeministrit Rama për rrugët ka qenë ndërtimi i tyre me anë të skemave të partneritetit publik-privat.

Megjithatë këto formula nuk janë PPP të mirëfillta pasi merr të gjithë rrezikun e investimit përsipër dhe shpesh këto rrugë kanë kosto më të lartë duke rënduar buxhetin e shtetit dhe qyetetarët.

Mungesa e vëmendjes për investimet rrugore reflektohet edhe në vlerësimin e “World Economic Forum” i cili ka një indeks për cilësinë e infrastukturës rrugore që publikohet çdo vit. Ky indeks ishte 1.9 në vitin 2006. Ai u rrit deri në 4.3 në vitin 2012 ndërsa në 2013 ra në 3.9. Indeksi u rrit lehtë në vitet në vazhdim por megjithatë  në vitin 2019 ai vijon të jetë 3.9, që do të thotë se kemi patur një ‘stanjacion’ investimesh në këtë sektor gjatë qeverisjes së PS.

Shqipëria ka nevojë për rrugë, për autostrada të vërteta të nivelit europian. Nëse investohet në to, do t’i japim një shtysë të madhe ekonomsië për të përdorur ndër të tjera avantazhin e madh që na jep pozita gjeografike dhe qenia buzë detit.

MË TEPËR

Aktualitet4 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook