Kryesore
Skandali me të dhënat personale, Kokëdhima: Pazarxhinjtë e politikës, gati t’u futen edhe në krevat shqiptarëve
Skandali me të dhënat personale, Kokëdhima: Pazarxhinjtë e politikës, gati t’u futen edhe në krevat shqiptarëve
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, e cilësoi të dënueshëm marrjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale nga partitë. Duke iu referuar investigimit se qeveria po përdor një databazë me të dhënat konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës të moshave 19-99 vjeç, si numrat e telefonit, kartës së identitetit, qendrës së votimit, vendin e punës dhe bindjet politike, Kokëdhima i kërkoi Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale që marrë masa ose të dorëhiqet.
Reagimi i Kokëdhimës
Investigimi se qeveria po përdor një databazë me të dhënat konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës të moshave 19-99 vjeç, si numrat e telefonit, kartës së identitetit, qendrës së votimit, vendin e punës dhe bindjet politike nuk është lajm i ri.
Të dhënat personale të miliona shqiptarëve janë keqpërdorur dhe trafikuar nga partitë në pushtet, që futen në rregjistrin e bizneseve për të shantazhuar sipërmarrësit e ndershëm; në regjistrin e zgjedhësve dhe të dhënat e e-albania për të bërë krime elektorale, apo për të të telefonuar nga zyrat e partive të vjetra që t’i votosh më 25 prill.
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të kryejë urgjentisht një hetim administrativ se si kanë përfunduar në selitë e partitë të dhënat e shqiptarëve dhe të urdhërojë bllokimin e përpunimit të paligjshëm të tyre, ose të japë dorëheqjen.
Ndërsa shqiptarët kanë vetëm një rrugë: t’ua marrin pushtetin pazarxhinjve të politikës, ndryshe ata do t’u futen edhe në krevat.