Lidhu me ne

Gatime

Dobitë e Agjërimit!

Coronavirus outbreak: Does fasting weaken immunity?

Nuk ka dyshim se agjërimi i muajit të Ramazanit ka dobi të shumëfishta dhe nga shumë aspekte, por mbi të gjitha në ato  shpirtërore dhe trupore.

Aspekti shpirtëror i njeriut ia kujton atij qëllimin e krijimit, kështu që ai e shtyn njeriun të bëjë gjëra të mëshirshme, të përshpirtshme, ta luftojë të keqen, duke u larguar gjithmonë nga ajo. Asnjëherë qëllimi i besimtarit nuk duhet të jetë vetëm si të hajë dhe të pijë dhe asgjë më shumë. Ai që e njeh Krijuesin e tij, ai që e di se pse është krijuar dhe pse ka ardhur në këtë botë, ai i bën adhurim Atij dhe rëndësi kryesore i kushton edhe kënaqësisë shpirtërore e jo vetëm epshit dhe egos së tij të sëmurë. Mbi të gjitha, agjërimi kultivon te njeriu ndjenjën e humanizmit, solidaritetit, mëshirës ndaj të tjerëve dhe ia përkujton njeriut takimin me Allahun e Gjithëmëshirshëm. Pejgamberi ynë në një rast ka thënë: “Për atë që agjëron ka dy momente gëzimi: i pari, koha e iftarit kur fillon të hajë, dhe, momenti i dytë, koha kur do ta takojë Zotin e tij.” (Buhariu dhe katër koleksionuesit e tjerë)

Andaj, me rastin e iftarit, njeriu e përjeton gëzimin e tij trupor duke ngrënë nga begatitë e Allahut, të cilat i ka pasur të ndaluara deri në atë moment, ndërsa me rastin e takimit të Krijuesit të tij do të përjetojë gëzimin dhe kënaqësinë shpirtërore duke e marrë shpërblimin e pamatshëm të agjërimit nga Ai.

E pra, agjëruesi gjatë tërë kohës së agjërimit, i kujton të mirat dhe dhuntitë e agjërimit dhe sidomos kënaqësinë më të madhe-takimin me Zotin-Krijuesin e gjithësisë dhe marrjen e shpërblimit prej Tij. Në të vërtetë, kjo e bën njeriun që të harrojë vështirësitë e urisë dhe etjes, kështu që ai në fund të ditës as që e heton se është me bark të uritur ose se ka etje. Kjo mbase edhe e ngre njeriun në shkallë engjëllore.

Njeriu është një qenie e përbërë nga dyshja trup-shpirt dhe nuk mundet të kujdeset për njërën pjesë pa tjetrën. Sikurse trupi që pa shpirtin nuk paraqet ndonjë vlerë njerëzore, ashtu edhe shpirti pa trupin nuk përbën ndonjë vlerë njerëzore për nevojat e kësaj bote. Prandaj, sikurse trupi i njeriut që ka nevojë për ushqim, ashtu edhe shpirti i tij ka nevojë për ushqim, e dihet se ushqimi i tij është adhurimi, që në këtë rast është agjërimi.

Qarqet mjekësore tashmë kanë vërtetuar se sistemi i tretjes, i cili fillon të funksionojë sapo njeriu të vijë në këtë botë, ka nevojë që herë pas here të pushojë, kështu që këtë për një muaj në vit do ta mundësojë agjërimi. Nxënësit, pas mësimit disamujor, shkojnë në pushimin që u takon. Edhe punëtorët që kanë punuar pa pushim, a nuk e meritojnë një muaj pushim?! Gjithsesi, po. Ndryshe nuk mund ta mbajnë gjatë ritmin e punës ose të mësimit. Sot në botë janë një kategori e njerëzve që kërkojnë andej-këtej shpëtim nga obeziteti, sa kohë që mjekësia e ka pranuar se shtimi i tepërt i peshës trupore bëhet pengesë për qarkullimin e gjakut dhe shkakton funksionimin e ngadalshëm të trurit. Kurse, tashmë dihet se agjërimi, përveç se është mundësi e  rëndësishme për të fituar mirësi e shpërblim, është edhe parandalim dhe shpëtim për këto sëmundje. Gjatë agjërimit ushqimet e depozituara në organizëm harxhohen, më pas zëvendësohen me të reja dhe në këtë mënyrë në tërë trupin ndodh një rinovim, gjë që vërteton se agjërimi është i dobishëm për trupin. Gjithashtu, duhet theksuar se gjatë agjërimit sistemi nervor është në një qetësi absolute. Kënaqësia që na jep kryerja e një adhurimi i shuan të gjitha tensionet dhe pakënaqësitë tona. Në këtë mënyrë, shmangen pengesat, të cilat janë problemet më të mëdha të ditëve të sotme. Agjërimi është rruga më e efektshme për të siguruar sundimin e shpirtit mbi trupin, me qëllim që njeriu të mos bëhet rob i prirjeve materiale, por të bëjë një jetë gjatë së cilës do t’i ketë në duar frerët e egoizmit-epshit. Nuk duhet harruar se “Agjërimi e rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve. Këtë të vërtetë mjekësore të rëndësishme, Islami e ka zbatuar duke e bërë agjërimin të detyrueshëm, kurse mjekësia e sotme moderne e përdor agjërimin – dietën si mbrojtës dhe ilaç kundër sëmundjeve të ndryshme”, – do të thoshte dr. Rowy. Megjithatë, ndonëse dobitë e agjërimit janë të shumta dhe nga shumë aspekte, për shëndetin e njeriut, ne nuk duhet të agjërojmë me qëllim të përfitimeve shëndetësore, por për të zbatuar urdhrin e Allahut dhe për të arritur shkallë sa më të lartë të devotshmërisë.

Agjërimi, krahas dobive të përmendura më sipër, në veçanti e mbron njeriun nga mëkatet, sepse njeriu është i ekspozuar për të bërë mëkate vazhdimisht. Njeriut i duhet një vullnet i fortë për t’u mbrojtur nga mëkatet, prandaj përballë këtij rreziku të përhershëm, agjërimi e ka vlerën e një garantuesi dhe vepron si mburojë, që e mbron të zotin për të mos bërë mëkat. I Dërguari i Zotit ka thënë:

O djelmosha! Kush nga ju të ketë mundësinë për t’u martuar, le të martohet, sepse kjo (martesa) është mbrojtës për sytë (nga shikimi i gjërave të ndaluara), është ruajtës i vetes nga prishja morale. E kush të mos jetë në gjendje për t’u martuar, le të agjërojë, sepse agjërimi është për të një mburojë.” (Transmetojnë Buhariu, Nesaiu dhe Ibni Maxhe)

Besimtari gjatë kohës që agjëron, përveç të tjerash, fiton përvojë për t’iu kundërvënë dëshirave negative trupore, sepse agjërim nuk do të thotë vetëm ta lësh stomakun të uritur, përkundrazi, do të thotë që edhe pjesët e tjera të trupit, si: sytë, veshët, zemrën, dorën, këmbën, imagjinatën etj. t’i pengosh nga gjërat e ndaluara e mëkatare dhe secilën prej tyre t’i shtysh sipas veçorive të secilës drejt përjetësisë. Prandaj, personi që agjëron në këtë mënyrë, bën një jetë me veprime të lejuara e të bekuara. Profeti a.s. në një rast ka thënë: “Kush më jep garanci se do ta ruajë gjuhën dhe nderin, edhe unë do t’ia garantoj Xhenetin.” (Transmeton Buhariu)

Agjërimi është rruga më e efektshme për ta mbajtur veten nën kontroll, sepse detyrimet  fetare i kryen me kënaqësi e sinqeritet dhe nga ana tjetër e ndalon veten nga fjalët dhe veprimet e këqija. Lidhur me këtë Pejgamberi a.s. ka rekomanduar: “Në ditët kur dikush nga ju është duke agjëruar, të mos i thotë fjalë të shëmtuara tjetrit, të mos çirret e të mos bërtasë. Po qe se dikush e shan ose e godet me dorë, le t’i thotë: – ‘Unë jam duke agjëruar’.” (Transmetojnë Buhariu, Nesaiu dhe Ahmet b. Hanbeli). Pejgamberi a.s., gjithashtu, ka porositur: “Kush nuk heq dorë nga thënia e gënjeshtrave dhe veprimet e këqija duke qenë agjërueshëm, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë për qëndrimin e tij pa ngrënë e pa pirë.” (Transmeton Buhariu)

Agjërimi është manifestim i besës ndaj Allahut xh.sh., ngase ai është adhurimi më i sinqertë, tek i cili shfaqet ndjenja e besnikërisë mes Allahut dhe robit të Tij. Njeriu, duke hequr dorë në kohë të caktuar nga gjëra e veprime të caktuara, më së miri e tregon se e respekton premtimin e dhënë. Kështu që, besnikëria, përmes agjërimit bëhet pjesë e pandarë e karakterit të njeriut, përkatësisht agjëruesit.

Dobi tjetër e agjërimit, gjithashtu, është edhe skalitja e durimit që i bëhet njeriut. Me anë të këtij adhurimi, njeriu merr mësime dhe sprovon durimin, sepse, edhe pse është i uritur, nuk ha, ndonëse është i etur, nuk pi ujë, e përballë të këqijave që mund t’i bëhen, duron duke thënë: “unë jam agjërueshëm”. Agjërimi ia mëson njeriut sesi është gjendja e skamnorit dhe të varfrit, që nuk kanë me se të ushqehen, me se të ushqejnë familjet e tyre, fëmijët dhe prindërit e tyre. Kështu që, kur njeriu agjëron, kur stomaku i tij i uritur, i zbrazët kërkon të ushqehet, më se miri e ndien sesa vështirë e ka ai që në vazhdimësi e ka stomakun e zbrazët, prandaj, agjërimi, mbase, bëhet edhe një lloj solidariteti me ta.

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar3 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix3 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix3 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore5 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook