Lidhu me ne

Temporal

Investigimi/ Rilindja po shpenzon për propagandë me faqet anonime në Facebook


Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend marrin edhe më shumë hov.

Për shkak të pandemisë dhe masave shtrënguese anti-COVID që nuk i lejon grumbullimet masive, fushata ka kaluar më shumë se kurrë më parë në hapësirën e rrjeteve sociale.

Politikanët të gjendur para nevojës për të arritur me mesazhet e tyre sa më shumë audiencë, kanë zgjedhur të investojnë para në reklamimet në faqet e tyre zyrtare duke u gjendur përballë kërkesës së gjigantit Facebook për të deklaruar se nga vijnë paratë që reklamojnë përmbajtje që i shërben fushatës së tyre në këto zgjedhje.

Një deklaratë nga Facebook tha se “të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar”. Facebook ka pranuar se të gjithë reklamat do kenë mbishkrimin: “Të paguara”.

Por partia në pushtet prej dy mandatesh dhe që kërkon me ngulm mandatin e 3, PS duket se nuk i mjafton reklama nga faqet zyrtare, pasi ka ngritur një ushtri faqesh anonime me të cilat bën propagandë dhe kërkon të rregullojë imazhin e prekur keqazi nga skandalet e njëpasnjëshme.

Në lëmën e rrjetit sot qarkullojnë dhjetëra faqe të cilat përdorin reklamat me pagesë të Facebook për të shpërndarë përmbajtje video me mesazhe propagandistike.

Në një vëzhgimë në rrjet, vihet re se faqet pro-qeverisë ndahen në dy kategori kryesore, ndarja e të cilave bëhet bazuar në përmbajtjen që reklamojnë për votuesit potencialë.

-Faqet që e vënë fokusin në përmirësimin, forcimin e imzhit pozitiv të partisë dhe kryeministrit Edi Rama

-Faqet që kanë si synim uljen dhe ironizimin e opozitës së drejtuar nga PD dhe kreu demokrat Lulzim Basha

Në të dyja rastet, materiali që publikohet nga faqet nuk është i pafajshëm, por hidhet në rrjet me një synim të qartë fundor që është manipulimi i votuesve dhe audiencës.

Vëzhgimi është përqëndruar në tre faqe të cilat numërojnë shumë pak ndjekës, por që publikojnë përmbajtje rregullisht.

Konkretisht:

Faqja Pakëz Dritë është rergjistruar në shtator të 2020 në rrjet dhe numëron vetëm 5,097 ndjekës.

Nëse do të klikojmë në librarinë e reklamave në këtë faqe vëmë re se janë 36 reklama të paguara të cilat kanë arritur në audiencë. 

Reklamimi ka nisur në janar të 2021 dhe të gjitha materialet janë video. Në vëzhgim një nga një, vihet re lehtësisht se videot janë të qeverisë dhe janë shpërndarë me qëllim krijimin e një imazhi pozitiv për punën që PS ka bërë në dy mandatet e kaluara.

Shuma që është shpenzuar për vetëm një reklamë nuk është e vogël, rreth 300$ për post ndërsa audienca e përzgjedhur përfshin banorë nga qytetet  kryesore në Shqipëri dhe përqindja e atyre që kanë reaguar lidhur me këtë post është nga 18-65 vjeç, pra me fuqinë e votës.

Janë mbi 150 mijë shqiptarë për post që kjo përmbajtje e paguar i ka dalë në News-Feedin e tyre.

Në faqe vihet re se janë 5 adminë, 4 në Shqipëri dhe një në Izrael.

Emaili i përdorur për të bërë sponsorizimet është [email protected] ndërsa numri i telefonit: 0699914330.

Faqja Pakëz Dritë futet në kategorinë  e parë, si një faqe që përpiqet të forcojë imazhin pozitiv të qeverisë Rama.

Ndërkohë faqja e dytë Untold Stories of Albania (Historitë e patreguara të shqiptarëve), është hapur në vitin 2019 dhe shënon 1,416 ndjekës, një numër ky shumë i vogël për të pasur një aktivitet të ndjeshëm në rrjet.

Nëse do të klikojmë në librarinë e reklamave në këtë faqe vëmë re se janë 120 reklama të paguara të cilat kanë arritur në audiencë.Lexo edhe :  Ja fluturimet që u anuluan sot nga greva e kontrollorëve

Shuma që është shpenzuar për vetëm një reklamë është rreth 300$ për post ndërsa audienca e përzgjedhur përfshin banorë nga qytetet  kryesore në Shqipëri.

Përqindja e atyre që kanë reaguar lidhur me këtë post është nga 18-65 vjeç, pra me fuqinë e votes njësoj si faqja më lart.

Janë mbi 125 mijë shqiptarë për post që kjo përmbajtje e paguar i ka dalë në News-Feedin e tyre.

Në faqe vihet re se janë 3 adminë, dy në Shqipëri dhe një në Izrael, njësoj si në faqen paraardhëse.

Emaili i përdorur për të bërë sponsorizimet është po i njëjti [email protected] ndërsa numri i telefonit: 0699914330.

Faqja Untold Stories of Albania futet në kategorinë  e dytë, si një faqe që përpiqet të vërë theksin në paaftësinë e kreut demokrat Lulzim Basha për të qeverisur.

Përmbajtja është kryesisht video dhe me karakter ironizues.

Faqja e tretë Punë Punë është hapur në 2020 dhe numëron 1,244  ndjekës, një numër ky shumë i vogël fansash.

Nëse do të klikojmë në librarinë e reklamave në këtë faqe vëmë re se janë 37 reklama të paguara të cilat kanë arritur në audiencë.

Shuma që është shpenzuar për vetëm një reklamë është rreth 300$ për post ndërsa audienca e përzgjedhur përfshin banorë nga qytetet  kryesore në Shqipëri.

Përqindja e atyre që kanë reaguar lidhur me këtë post është nga 18-65 vjeç, pra me fuqinë e votes njësoj si faqet më lart.

Janë mbi 150 mijë shqiptarë për post që kjo përmbajtje e paguar i ka dalë në News-Feedin e tyre.

Në faqe vihet re se janë 5 adminë, 4 në Shqipëri dhe një në Izrael, njësoj si në faqet paraardhëse.

Emaili i përdorur për të bërë sponsorizimet është po i njëjti [email protected] ndërsa numri i telefonit: 0699914330.

Faqja Punë Punë futet në kategorinë  e parë, si një faqe që përpiqet të vërë theksin në punën e mirë të Qeverisë Rama.

Përmbajtja është kryesisht video.

Sa para janë shpenzuar?

Me një llogaritje të thjeshtë 36+120+37=193 reklama në total. Me një mesatare për 200 euro për reklamë, vetëm nga periudha janar-prill 2021, janë paguar vetëm në këto 3 faqe 38 mijë e 600 euro.

Edhe pse një makinacion i tillë nuk ngjall më habi, pasi PS është përpjekur gjithnjë të krijojë një imazh ideal në media sociale, pyetja që ngrihet është e thjeshtë.

Nga vijnë kaq shumë para?

Pas verifikimit, adminët zyrtarë të këtyre faqeve rezultojnë  në total 8 persona nga Shqipëria dhe Izreali, që mund të jenë të përsëritur. Emaili [email protected] dhe numri i telefonit 0699914330, fshihen pas pagesave marramendëse në këto faqe.

Në lidhje me numrin e telefonit përmes të cilit janë verifikuar faqet e Facebook për reklamat politike, rezulton se ai i përket një 19-vjeçari nga Tirana me inicialet E.B. (emër i njohur për redaksinë).

Nga verifikimet e bëra nuk rezulton që i riu të ketë aq shumë të ardhura sa të mund të paguajë kaq shuma të mëdha parash për reklama në muaj, çfarë tregon qartë se pas tij qëndron një njësi tjetër, e cila përdor emrin e të riut për të mbuluar aktivitetin në fjalë.

Ditët kalojnë dhe deri në fund të fushatës, me këtë ritëm edhe shumë mijëra euro të tjera do të shpenzohen pa kriter nga ushtritë e faqeve anonime që vrapojnë për t’i bërë fresk qeverisë.

Kaq shumë para paska pasur Rilindja?       

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix1 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar1 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar1 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix1 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook