Lidhu me ne

Kioske

Sokol Shameti: Punonjësit e AlbControl po u mësojnë të gjithëve se si luftohet për të drejta

Problemi nuk është pse pagat e punëtorëve të sektorit të kontrollit ajror janë të larta e dinjitoze, por pse pagat e punëtorit të çdo sektori tjetër janë të ulëta e të padenja për një njeri.

Përmes ndalimit të punës nga shkaku i nëpërkëmbjes, këta punëtorë nuk po shohin interesin privat duke rrezikuar interesin publik.

Përkundrazi, ata po u mësojnë të gjithëve si luftohet për të drejtat edhe kur ta kanë pamundësuar ta bësh këtë, e kësisoj po i shërbejnë ndërgjegjes publike të shumicës.

Kjo i bën ata të rrezikshëm për mbrojtësit e interesit të pakicës private e prandaj u kanë vërsulur mbi shpinë gjithë makinerinë e përbaltjes, shpifjes dhe armiqësimit me opinionin publik përmes lloj-lloj marifetesh e trukesh pi ari.

Atyre që tallen me stresin e punës dhe nuk e pranojnë që një punëtor i mirëpaguar mund të ketë të drejtë të provojë stres, në fakt u duket e papranueshme që një punëtor të mirëpaguhet.Ata që shqetësohen për sigurinë e cënuar kombëtare nga pezullimi i fluturimeve turistike nga Dubai dhe Sharm el Sheiku duhen falënderuar për ilustrimin preçiz të asaj çka quhet pasiguri në kapitalizëm si dhe për identifikimin e atij ekipi “kombëtar” milionerësh që sipas tyre përfaqëson kombin.

Atyre të tjerëve që i merr malli për “zgjidhjet” anti-greviste të Reganit, Theçerit apo dishepujve të tyre neofashistë nga Spanja e Nikaragua, u kujtojmë se kanë dy javë që po i lypin votat të majtëve e pas dy javësh do japin llogari para të majtëve.

MË TEPËR

Temporal2 orë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 orë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar3 orë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore3 orë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix19 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix20 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix20 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix20 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix20 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook