Kryesore
E shkuara e Ballukut me rrogë 6.5 mln lekë
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi sot se greva e kontrollorëve ajrorë është një grusht shteti, dhe se reagimi i tyre vjen nga ulja e një page anormale për Shqipërinë.
Bëhet fjalë për rrogë deri në 4 milionë e 440 mijë lekë, që tashmë është tkurrur në 2 milionë e 449 mijë lekë.
“Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milion e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale”, – ekzaktësisht kështu u shpreh ministrja Balluku në një konferencë për mediat.
Mirëpo, në vitin 2015, Balluku mori postin e drejtoreshës së Albcontrol – agjenci shtetërore me vetëfinancim – rroga e së cilës asokohe ishte rreth 6 milionë e 500 mijë lekë.
Shumë kjo që tejkalon pagën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, që njihet si zyrtari më i paguar në vend
Për më tepër, Balluku ka qenë edhe në fokus të disa skandaleve lidhur me përdorimin e fondeve në Albcontrol, ku për trajnime punonjësish janë shpenzuar mbi 600 milionë lekë, si dhe për tendera në vlera marramendëse për investime të panevojshme.
Ndërkohë sipas PD-së, 70% e procedurave të zhvilluara nga Albcontrol me në krye Ballukun kanë qenë me prokurim të drejtëpërdrejtë, ndërsa vlera ka kapur shifrën e 20 miliardë lekeve.