Kryesore
Gjesti i turpshëm i Ramës, u tregon gishtin e mesit të rinjve në Shkodër
Kryeministri Edi Rama ka bërë një gjest të turpshëm gjatë vizitës së tij në Shkodër.
Ai u ka treguar gishtin e mesit një grupi të rinjsh që ishin mbledhur për të parë. Nuk dihet se cila ishte arsyeja që Rama ka humbur qetësinë duke bërë këtë gjest të pahijshëm në publik.
Rama ka parë nga të rinjtë dhe u ka drejtuar gishtin e mesit duke u futur më pas në makinë.
“Na e ban me dorë,” – dëgjohen teksa thonë të rinjtë në video.
Gjatë ditës së sotme, po në Shkodër Rama vendosi t’i ofendojë të gjithë shqiptarët duke i cilësuar si thashethemexhinj.
Veprimi i Edi Ramës nuk është bërë për herë të parë.
Gjatë fundvitit të kaluar, Edi Rama u nxori gishtin e mesit të rinjve që po protestonin në sheshin ‘Skënderbej’ kundër tij.