Kioske
Mediu : Përballë kemi një kryeministër me qëllime kriminale për vendin dhe shqiptarët
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vijoi fushatën e takimeve elektorale në Laprakë të Tiranës, ku u shpreh se sot po përballemi me dy botë shumë të ndryshme, ku nga njëra anë kemi një Kryeministër me qëllime kriminale dhe nga ana tjetër botën e shqiptarëve, që kërkojnë ndryshimin.
“Sot po përballemi me dy botë shumë të ndryshme, ku nga njëra anë kemi një Kryeministër me qëllime kriminale dhe nga ana tjetër botën e Shqiptarëve, që kërkojnë ndryshimin.
Duhet të pyesim veten dhe familjarët tanë nëse ata janë të lumtur, a kanë mundësi për të punuar, a po krijojnë ekonominë e tyre familjare?
Aleanca për Ndryshim ka vendosur në qendër të saj, Individin dhe Familjen”, tha Mediu.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=276100117330232&ref=external