Lidhu me ne

Mix

Ndërrimi i stinëve: 5 truke për një gardërobë perfekte

Bota ndahet në njerëz të cilët janë të rregullt dhe që e gjejnë atë që kërkojnë menjëherë, dhe nga të tillë të cilët janë krijues: besojnë se kanë gjithçka nën kontroll, por megjithatë, nuk arrijnë të kujtojnë se ku dreqin ka përfunduar këmisha e atij koncerti në vitin 2015 dhe që do të ishte hyjnore për pamjen përfaqësuese të së nesërmes. Ja disa këshilla të vlefshme për veten tuaj.

Hiqni të panevojshmet

Në çdo dollap ka rroba ku ne jemi të sigurt se kurrë nuk do t’i veshim, dhe përsëri vendosim t’i mbajmë akoma, duke menduar se “hajt se do të rikthehet prapë moda dhe do na hyjnë në punë”. Kështu shndërrohemi në mbledhës të pandërgjegjshëm duke i zënë frymën dollapëve e duke e penguar veten për të gjetur atë që na nevojitet në çast. . Ndajeni mendjen, më mirë falini ato rroba tek ata të cilët kanë vërtetë nevojë për këto veshje. 

Organizo atë që mbetet

Ndodh që të duhet një triko, por ajo është kamufluar në mesin e këmishave, të cilat gjenden midis pantallonave dhe duke kërkuar për njërën apo tjetrën më të përshtatshme, përfundojmë duke hekurosur 12 veshje të ndryshme, e duke mos u përshtatur me asnjërën në fund. Këshilla në këtë rast, ndajini veshjet me kategori: në fillim të dollapit të vendosen ato që vishen më shpesh. Do të ishte mirë t’i grumbullonit sipas prerjeve, pantallona të shkurtra me këmisha, e me radhë.

Qielli është kufiri i vetëm

Ndoshta në këtë rast kufiri do të zëvendësohet nga tavani, por mendoni vertikalisht. Shtimi i mundësisë për të futur varëse në dollap, do ta shfrytëzonte më mirë hapësirën për të vendosur sa më shumë veshje në dollap. Por pa e tepruar, pasi nuk do t’i shpëtonit ngjeshjes e cila shkakton rrudha dhe ju vonon në kohë kur dilni nga shtëpia.

Përça dhe sundo

Romakët e thoshin këtë, sepse në luftë, në dashuri dhe kur flasim për veshjet, gjithçka lejohet. Krijoni ndarëse të rehatshme në mënyrë që të mos rrezikoni të keni sirtarë që kurrë nuk do të kenë shansin të gjejnë hapësirën e tyre!

Jini optimist për hapësirën

Ka objekte që kërkojnë shumë hapësirë, mjaft të mendoni për batanijet dhe jorganët, ku vetëm ata kërkojnë pothuajse gjysmën e dollapit. Për ta ndrequr problemin, provoni të përdorni qeset e vakumit. Këto janë çanta me madhësi të ndryshme, të cilat falë ndihmës së një fshese me korent, përmes thithjes së ajrit nga tubi, ju lejon të gjeni hapësirat e nevojshme, pa sakrifikuar artikujt tuaj thelbësorë.

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Facebook