Kritike
Kryemadhi: Sa harxhon Rama në fundjavë me kokainë, s’ka bërë gjithë shkolla e fëmijëve të mi
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste televizive, Kryemadhi tha se kreu i qeverisë harxhon për konsumimin e lëndëve narkotike në fundjavë, më shumë sesa ka kushtuar shkollimi i fëmijëve të saj.
“Nuk premtoj për vota, por e premtoj për fëmijët e mi që premtoj se do të jetojnë këtu. Fëmijët e mi janë në Tiranë, të shikohet edhe TIMS-i. Po edhe Edi Rama të deklarojë sa i kushtojnë kollaret edhe të pjeshkave sa paguan dhe të jesh e bindur se sa harxhon ai në një fundjavë për kokainë, të siguroj që nuk ka kushtuar shkolla e fëmijëve të mi, që në fakt janë të deklaruara. Unë dua që fëmijët të jetojnë në Shqipëri dhe dua që ta duan vendin e tyre. Sikurse kam dashur unë nënën dhe babain tim, ashtu dua që të më duan edhe fëmijët e mi, sepse shikojnë një nënë dhe baba që e duan vendin e tyre, si dhe i shërbejnë familjes së tyre, edhe pse merren me politikë.” u shpreh Kryemadhi në “Tempora”.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri akuzohet si përdorues i lëndëve narkotike, pasi shpesh herë edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur të njëjtat akuza ndaj tij.