Kryesore
Mjaft kërkuat vota për vete, por punoni për PS-në
Sistemi i ri zgjedhor ku do të votohet jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatët duket se ka shkaktuar përplasjet dhe pakënaqësitë e para në radhët e socialistëve. Fushata personale që po bëjnë shumë prej kandidatëve duket se nuk i ka pëlqyer kreut të mazhorancës.
Për këtë arsye, Rama ka organizuar një takim online me të 153 kandidatët të mbyllur për mediat. Detajet nga kjo mbledhje kanë qenë të pakta, por ABC raportoi se Rama u ka folur me gjuhën e një ultimatumi që të gjithë kandidatët të mos mendojnë vetëm për vete, por për partinë.
“Shmangni konfliktet e brendshme për vota personale dhe punoni për objektin e PS” – ka qenë urdhri i Ramës për kandidatët socialistë. Sa do të merret parasysh ky urdhër i “të parit” të qeverisë mbetet për tu parë, pasi të gjithë duan të tregojnë se vlejnë. Më aktivë duken ata që janë në “vijën e zjarrit” apo edhe poshtë saj që kërkojnë votat për t’u ngjitur më lart.