Aktualitet
Radhë dhe pritje të gjata, të moshuarit të revoltuar me propagandën e vaksinimit
Procesi i vaksinimit në ditën e tretë të saj në sheshin ‘Skënderbej’, është shoqëruar me radhë masive e të moshuarve dhe pritje me orë të gjata për tu vaksinuar.
Të moshuarit ankohen se procesi nuk është i organizuar, dhe se qytetaret futen pa radhë.
Të revoltuar ata shprehen se vaksinimi duhej të ishte bërë në qendrat shëndetësore dhe jo në sheshin ‘Skënderbej’.
Përveç kaosit të krijuar të grumbullimit masiv të të moshuarve në qendër, ata shprehen skeptike për vaksinën kineze duke theksuar se nuk është e certifikuar dhe se garanton 50% efikasitet.