Lidhu me ne

Kryesore

Denoncimi i Helidon Bushatit: Beqaj shkel Kodin Zgjedhor, bën thirrje për të votuar PS nga qendrat shëndetësore

Denoncimi i Bushatit: Beqaj shkel Kodin Zgjedhor, bën thirrje për

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati denoncon se kundërshtari i tij politik, Ilir Beqaj po përdor qendrat shëndetësore për fushatë elektorale duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shprehet se Ilir Beqaj është shfaqur sot në krah të stafit mjekësor në qendrat shëndetsore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, duke bërë thirrje për të votuar Partinë Socialiste dhe sipas tij, kjo është shkelje e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale dhe burime njerezore.

Kandidati i PD-së për Shkodrën shkruan më tej se institucionet e varësisë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të jenë peng dhe nuk mund të keqpërdoren nga një ish-ministër dhe kandidat që mund të mendojë se është mbi ligjin.

May be an image of 2 people and people standing

Postimi i plotë:

Denoncoj para opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare dhunimin e hapur që Ilir Beqaj, për qëllime elektorale po i bën Kodit Zgjedhor.
Sot, nga qendrat shëndetsore të Pukës dhe Fushë-Arrëz është shfaqur në krah të stafit mjekësor duke bërë thirrje për të votuar Partinë Socialiste.
Institucionet publike nuk mund të kthehen në zyra elektorale në shërbim të propagandës rilindase, që sot, rrezikon të infektojë standardet e këtyre zgjedhjeve.
Jemi vetëm në ditët e para të fushatës zgjedhore dhe nuk kanë vonuar të tregojnë fytyrën e vërtetë. Atë të shkeljës së ligjit.
Nuk përbën më çudi fakti se Ilir Beqaj shkel ligjin. Shqetësues është fakti se nuk i tremben forcës së ligjit.
Institucionet e varësisë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të jenë peng dhe nuk mund të keqpërdoren nga një ish-ministër dhe kandidat që mund të mendojë se është mbi ligjin.
Përdorimi i institucioneve, fondeve dhe administratës publike, është shkelje e rëndë dhe flagrante e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale dhe burime njerezore.
Si drejtues politik i Qarkut Shkodër dhe kandidat i Partisë Demokratike, i bëj thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të kenë parasysh këto shkelje flagrante të ligjit dhe cënimin e zgjedhjeve të lira.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook