Kryesore
Pse Rama as nuk skuqet e nuk zverdhet nga raportet ndërkombëtare të korrupsionit
Transparenca International raporton se Shqipëria në qeverisjen e Edi Ramës është I kapur nga korrupsioni, ku ligjet bëhet për llogari të oligarkëve.
Po ashtu, Departamenti amerikan i Shtetit në dy raportet e fundit për luftën ndaj terrorizmit dhe luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore nxjerr edhe një herë në pah dështimin e qeverisë Rama.
Po ashtu raporti i OKB për drogërat apo barometri për ballkanin i RCC e nxin Shqipërinë për kanabisin dhe varfërinë.
Më herët organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një numër i madh udheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike. Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion” që u bë publik të mërkurën, disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracisë, mes tyre edhe vendi ynë.
Të tjera raporte
Raporti antimafias italiane
Raporti i fundit i Antimafia italiane DIA që u depozitua në parlamentin italian e nxorri vendin tonë si vend prodhues i kanabisit dhe transportues kokaine. 9 kushtet e Bundestagut janë një shuplakë e fortë për çdo qeveri, në një vend normal. Por prej vitesh ka raporte që qortojnë, kritikojnë dhe e thonë hapur se çpo ndodh në vendin tonë. Mjafton të marrim disa të DASH për 2019.
Janë me dhjetra raportet të DASH:
2 nëntor 2019: Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Terrorizmin, ku përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.
19 gusht 09: Sipas Raportit të Transparencës Fiskale të publikuar nga DASH rezulton, se Shqipëria plotëson minimumin më të ulët të transparencës fiskale. Kështu Shqipëria renditet bashkë me vendet të tilla si: Afganistan, Armeni dhe Bosnje-Hercegovinë.
11 korrik 2019: Shqipëria klasifikohej si shteti më i korruptuar në Ballkan dhe një vend i vështirë për të bërë biznes. Duke cituar investitorët e huaj dhe burime të tjera informacioni, DASH shkruan se probleme mbeten korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesa e transparencës me tenderat publikë si dhe niveli i ulët i zbatimit të kontratave.
29 mars 2019,Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.
Nuk po përmendim raportet e Europol, Intepol, OKB, etj, që e nxijnë Shqipërinë e qeverisuar nga Edi Rama sa herë klasifikojnë krimet e ndryshme. Shqipëria është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar sepse krimi ka dalë jashtë kontrollit, duke u bërë palë me politikën dhe qeverisuar bashki.
Efektet janë të qarta, asnjë vizitë zyrtare të KM Edi Rama në një kancelari perendimore, investimet e huaja janë përtokë, reputacioni u vendit tonë ka rënë dukshëm sepse shteti ligjor nuk ekziston si për ne shqiparët ashtu për të huajt në Shqipëri.
Gjithçka kompensohet me marifete Piari si dërgimi i mjekëve në Itali apo tentativa të dështuar për ti dërguar në Britaninë e Madhe, vetëm për të marrë ca kronika tv pro qeverisë Rama.